Mesfushori ofensiv i Holandës, Arjen Roben, është i bindur se përballja e skuadrës së tij ndaj Gjermanisë është ajo vendimtare për fatet e kësaj kombëtareje në Euro 2012. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, Holanda gjendet në një pozicion aspak të favorshëm, pasi rrezikon t’i japë lamtumirën para kohë turneut në rast humbje, ndonëse një javë më parë cilësohej si favorite për ta fituar atë.
“Kundër Gjermanisë është për “jetë a vdekje”. Ne vazhdojmë të kemi besim në vetvete. Në duhet, mundemi dhe do të fitojmë. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë çdo gjë do të shkojë mirë dhe ne do të ngrihemi përsëri në nivelet e kërkuara”, ka shpjeguar futbollisti, i cili gjithsesi ka shumë respekt për kundërshtarët që ka përballë.
“Ata u renditën të tretët në Kupën e Botës dhe është një skuadër ende e re, e freskët dhe në gjendje të mirë fizike. Gjermanët zakonisht janë të fortë fizikisht dhe kanë energji të shkëlqyer. Për më tepër, skuadra aktuale ka në dispozicion shumë krijimtari dhe e ka nisur edicionin me këmbë të mbarë ndaj Portugalisë”.
“Dështimet e mia të fundit mundohem të mos i kujtoj, por sigurisht që dhemb kur humb dy trofetë më të rëndësishëm si kombëtare (Botërori 2010) dhe si klub (Liga e Kampioneve 2010, 2012). I kisha shkuar shumë afër suksesit. Kjo është arsyeja pse trofeu i parë i madh i radhës që do të fitoj do të jetë 10 herë më i ëmbël”, deklaroi numri 11 i Holandës./lajmeshqip
Huip Holland!You have all the capacities to defeat Germany!Only to be concetrate a little bit!
a e di fjalen e urte te popullit shqiptar ” p…P… SE LIROHESH”