Advokat: Rusia, skuadra më e mirë e Euro 2012

13 Qershor 2012, 10:56Sport TEMA

Rusia është ndalur në një barazim 1-1 nga Polonia, por kjo gjë nuk e ka bërë më modest trajnerin e kësaj përfaqësueseje, holandezin Dik Advokat. Ai vazhdoi ta cilësonte skuadrën e tij më të mirën e këtij Evropiani, ndërsa tha se vetëbesimi i tepruar ishte ai që e kishte penalizuar ekipin në këtë ndeshje.

I pyetur se cila ishte skuadra më e mirë deri tani ndër 16 ekipet që kishte parë të luanin, Advokat nuk ngurroi aspak. “Padyshim Rusia, përsa i përket futbollit dhe mënyrës së lojës tonë”, ishin fjalët e tij, ndonëse më pas pranoi se edhe kjo “superskuadër” bënte gabime.

“Pas avantazhit tonë ne menduam se do të kishim më shumë hapësira, por kjo nuk ndodhi. Filluam ta humbnim topin shpejt ndërsa ata kundërsulmonin. Fusha ishte shumë e hapur, i lëshuam shumë hapësira kundërshtarëve”.

“Ndeshja jonë e parë përfundoi 4-1, pastaj ishte kjo ndeshje që luhej jashtë fushë dhe ku goli i barazimit ishte shumë i bukur. Arshavin i lodhur? Ai ishte më i miri me topin në këmbë, ndaj nuk kisha pse ta zëvendësoja. E lashë në fushë sepse sa herë që kishte topin, ndodhte diçka”, tregoi Advokat.

1 komente në “Advokat: Rusia, skuadra më e mirë e Euro 2012”

  1. Luan Manahasa says:

    E paskan da me ja dhon Rusise me duket ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje