Bendtner në telashe për festimin në mbathje

14 Qershor 2012, 10:29Sport TEMA

Niklas Bendtner mund të përballet me sanksione të UEFA-s për shkak të publicitetit të fshehtë pasi ka treguar mbathjet me emrin e një kompanie pasi shënoi në humbjen 3-2 të Danimarkës përballë Portugalisë.

Bendtner, autor i të dy golave për ekipin e tij, tregoi mbathjet pasi gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në to ishte shkruar emri i kompanisë irlandeze të basteve “Paddy Power”. Gjithçka duket se ka qenë e organizuar më përpara pasi kompania në fjalë ka dalë menjëherë me një deklaratë duke përgëzuar lojtarin danez.

“Jam shumë i lumtur për Niklas, një paraqitje e jashtëzakonshme sonte. Nuk kam dyshime që fati irlandez, falë mbathjeve tona, e ndihmoi atë të gjente dy herë rrugën e rrjetës”, ishte komenti i Ken Robertson, përfaqësues i kësaj kompanie.

Po UEFA nuk do të shfaqet po aq entuziaste për futbollistin, pasi veprimet e Bendtner janë një thyerje e qartë e rregullave mbi reklamat e fshehta gjatë ndeshjeve. Për më tepër gjatë turneve, çdo gjë kontrollohet me imtësi, pasi sponsorët e aktiviteteve të këtyre përmasave paguajnë miliona euro pikërisht për të mos patur asnjë konkurrencë. /lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje