Del Boske qetëson italianët: Nuk bëjmë akord me Kroacinë

15 Qershor 2012, 11:07Sport TEMA

Trajneri i Spanjës, Visente Del Boske, ka konfirmuar se Spanja nuk ka asnjë arsye pse të luajë për barazimin 2-2 me Kroacinë që do të dërgonte të dy ekipet në çerekfinalet e Euro 2012 dhe do të eliminonte Italinë.

Italia e ka përjetuar një situatë të tillë edhe 8 vite më parë, gjatë Euro 2004, kur Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2 dhe nxorën jashtë gare ekipin italian.

“Ne jemi njerëz të sportit dhe si ne, ashtu edhe Kroacia, do të luajmë për të fituar”, tha Del Boske pas përfundimit të ndeshjes kundër Irlandës, ku përfaqësuesja e tij fitoi me rezultatin e thellë 4-0. “Unë nuk kam bërë asnjë llogaritje dhe ne duhet të interesohemi vetëm për fitoren”.

Më pas, ai ka folur për formën e skuadrës së tij që arriti një sukses të rëndësishëm duke përjetuar edhe ringjalljen e Fernando Torres, i kthyer përsëri vendimtar me fanellën e kësaj përfaqësueseje.

“Kemi një kombëtare me 23 lojtarë dhe të gjithë janë në gjendje të luajnë. Kemi të njëjtin besim te Fabregas ashtu si katër ditë më parë por ne kemi gjithashtu edhe burime të tjera të cilat duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum. Fernando Torres është një opsion që mund të përdorim. Kishim mbajtjen e topit dhe na u desh të përdornim shpejtësinë dhe lëvizjet e tij. Ai luajti ndeshjen ideale dhe ata njerëz që thonë se ai mund të luante që në takimin e parë, kanë pjesërisht të drejtë”, pranoi trajneri i Spanjës.

5 komente në “Del Boske qetëson italianët: Nuk bëjmë akord me Kroacinë”

  1. SS says:

    Italianet e dine mire se mbase akord nuk do te kete, por do te kete shlodhje. Dy ekipe te kualifikuara fale barazimit me gola, nuk duan te demtojne njeri-tjetrin me loje te forte, duke patur parasysh se pas grupi vjen faza eliminatore qe kerkon shume perqendrim e energji. Keshtu qe te kursesh energjite per kete faze nuk eshte as e ndaluar as anti-sportive.
    Fati i Italise katenaçare eshte vendosur nga vete Italia – skuader e paafte te luaje nje futboll siç duhet!
    Addio Italia, appuntamento al Mondiale del 2014! Tanti saluti alla “neogambiona” Rubentus – la squadra che sa solo rubaaaaaaaare!

  2. asdf says:

    Italia e hengri kastravecin dje. Sido qe te vene punet duhet te tregohej me e forte dhe te mos e leshonte ndeshjen me kroacine.Tani ska rendesi cfare thote Del Bosque.Italia eshte me me shume se nje kembe jashte europianit.

  3. aman se dhe keta spanjollet nuk durohen,jo ne futboll se bukur luajn por ne tv.po shikoj tani tv cuatro deporte,ta cajn menderen me keq se greket jan bastard fare.keta te bejne qe ti uresh flasin me perbuzje per te gjitha ekipet e tjera sikur cfar ndeshje fituan me irlanden fshatin britanik.kam shum qef te ven ne gop te motrave españiola eta mbyllin sqepin keta basrdomaroken.

  4. Tirona says:

    Nje pyetje per ss,po nese Italia fiton 5-O kush kualifikohet? Besoj se dallavere nuk dote behen. Per menimin tim kualifikohen Italia dhe Kroacia. Te dyja fitojne me kundershtaret e tyre me rezultatin 1-0.

    1. FIER says:

      Te dhifsha Taline o tirons Sauku! Neser kualifikohet Spanja dhe Kroacia me nje fitore te Spanjes ndaj Kroacise dhe nje barazim mes Talise dhe Irlandes. Talija e Rubentusit kampion eshte katandsur keq, shume keq, thuajse pa breke edhe as ne boterorin e 2018 nuk ka pare te pare çerekfinale me sy!
      SPANJA KAMPIONE PER TE DYTEN HERE RADHAZI! Bast i sapohedhur me shifer 1 milion e gjysme leke shqiptare. Femres me te bukur qe komenton ketu, kam per t’i dhuruar 1/10 e fitimit kur te mbyllet Europiani.
      Fieraku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje