Ibra e cilëson “tragjike” humbjen me Anglinë

16 Qershor 2012, 10:31Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç e ka cilësuar “tragjike” humbjen me Anglinë, pasi mendon se skuadra e tij meritonte më shuam në këtë sfidë dhe ishte më superiore se kundërshtari. Megjithatë, ai ka bërë të qartë që pjesë e madhe e fajit është e vetë ekipit të tij që nuk ka mësuar nga gabimet e mëparshme.

“Ishte një ndeshje fantastike. Po mundeshim 1-0, e përmbysëm rezultatin në 2-1, por nuk arritëm ta ruanim. Ne bëmë lojën tonë por nuk patëm fat me golat që pësuam. Pësojmë gola gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Është një turp që humbëm, nuk e meritonim. Nuk kam asnjë ndjesi pozitive në këto momente, gjithçka është shumë tragjike”, tha sulmuesi i Suedisë.

Ndërkohë, trajneri Hamren ka hedhur poshtë të gjitha zërat se formacionin për këtë sfidë e kishte bërë pikërisht Ibrahimoviç, i cili është zënë me Rosenberg dhe dëshironte që në fillim të aktivitetit të luante përkrah Elmander.

“Trajneri jam unë dhe unë e bëj skuadrën. Sigurisht që flas me kapitenin tim, por nëse Elmander nuk do të ishte dëmtuar para aktivitetit, ai do të kishte qenë në formacion, por nuk ishte i gatshëm para kësaj sfide. Nuk kam çfarë t’u them lojtarëve të mi. Golin e tretë e pësuam në një moment kur e kishim vënë Anglinë me shpatulla pas muri. Sikur të luanim edhe 100 vjet nuk do të na shënonin më gol”, tha ai i zhgënjyer dhe i ndërgjegjshëm se eliminimi nga Euro 2012 rrezikon vendin e tij të punës.

5 komente në “Ibra e cilëson “tragjike” humbjen me Anglinë”

  1. Skerdi says:

    Nuk e urrej Sudeine, po keter lojtar e urrej ne mximum. Eshte i vetmi ish-Interist qe e urrej me gjithe shpirt, dhe me eshte bere zemra mal qe u eliminua ne kete menyre nga Euro sivjet, se na shiste mend ky hundederri qe gjasme i mundte i vetem Ukrainen edhe Angline. Le ti mundi tani legeni.

  2. Landi- Sverige says:

    Elmander nuk duhej te futej fare ne formacion sepse eshte komplet jashte forme. Sa per golat e pesuar si me Ukrainen dhe me Angline, Ibra ka te drejte sepse ishin te njejtat gabime, por nga ana tjeter individualizmi i Ibres, pervec forces dhe personalitetit te tij, e uli shume ritmin dhe shpejtesine e sulmit suedez.

    1. Rani says:

      Nuk ka shku aty per tu rraf o Land leje ate forcen e leshit se nje kokerr k… eshte ky debil qe ben si lojtar i madh. Une te kisha qene trajner i Suedise s’do ta kisha marre fare kete plehre. Edhe une vura leke per keto plehrat, te pakten keta sadopak luajten po ata pederastet e Ukraines ma nxorren veten qejfit komplet, ata sikur kishin vdekur o vlla, se ndiqnin topin fare, pthuu plehrat e mutit.

    2. Mihallaqis says:

      Landuqisss,si do dalim sot file,besoj se arbitrat nuk na duan,se me ate ekip qe kemi ne greket meritojme te dalim kampion,por ne sna duan,ne qe shpikem jo vetem demokracine por edhe futbollin.

      1. Landi- Sverige says:

        Ate them dhe une o Muharem-aqis, te fala ruseve se morren aeroplanin per ne Moske!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje