Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, ka pritur me pakënaqësi të gjitha komentet kundër përfaqësueses që ai drejton, pasi i duket e padrejtë që të dalë para shtypit për të “justifikuar” një barazim me Italinë.
Ai e ka quajtur të çuditshëm faktin se shtypi kritikon paraqitjet e skuadrës që kryeson grupin me 4 pikë dhe ka shanse reale të kualifikohet në çerekfinalet e Euro 2012.
“Ne duhet të jemi të lumtur me situatën! Kemi katër pikë dhe nuk jemi të kënaqur, si është e mundur kjo?! Italia luan më mirë tani sesa në vitin 2006 në Gjermani”, ishin fjalët e tij ndaj një gazetari që e ka cilësuar të pakënaqshëm barazimin.
“Italianët janë një prej favoritëve të turneut. Ata kanë dy sulmues të nivelit botëror, Kasano dhe Baloteli. Legjendari Arrigo Saki ka thënë se Italia ka një prej mesfushave më të mira në botë dhe ne na bëri shumë përshtypje. Italia nuk është shumë më e dobët se Spanja”, ishin argumentet e tij para gazetarëve.
“Jemi në një situatë më të favorshme pasi nuk do të doja të isha në vend të Italisë. Ata duhet të mposhtin Irlandën, e cila nuk është një skuadër e keqe dhe do të bëjë maksimumin për të mos shkuar në shtëpi me zero pikë. I njoh ata mirë, e di që do të bëjnë maksimumin për të mos humbur”.
“Ndaj Spanjës është e sigurt që do të mbajmë më pak topin se kundërshtarët. Do të jetë një përballje e vështirë dhe shpresoj që të kemi pak fat që të ndalim mënyrën e lojës së skuadrës së Del Boskes”, përfundoi Biliç.
Mos harro Bilic ,qe traineri i Irlandes eshte Trapatoni,,komentet jane te kota..
Komb me dinjitet dhe jo lepuj dhe zhgaravina si ne skipetaret.
I kerkojne llogari trajnerit te vet pse barazoj me Italine,ndersa ne Skipetaret edhe ne miqesore te barazojme me Italine e konsiderojme FITORE.Lene mo me per Evropian dhe Boteror,qe as qe bohet fjale me marre pjese ndo1 here.Komb i tredhur.
Ne skemi buke goje ti do Europian e Boteror. A shef realitetin apo je ne paralel tjeter?