Murinjo i nervozuar: Spanja nuk është Barça

16 Qershor 2012, 13:56Sport TEMA

Zhoze Murinjo nuk humb rast për të ndezur më shumë rivalitetin mes Real Madrid dhe Barcelonës apo për të thumbuar këto të fundit. Në vizitën e tij promocionale në Azi, ai pyetet vazhdimisht rreth Euro 2012 dhe gjatë konferencës së tij të fundit para shtypit, ai është përpjekur të minimizojë impaktin e Barcelonës në radhët e kombëtares spanjolle.

“Tani flasin vetëm për Spanjën dhe Barcelonën, por në skuadër ka gjithashtu 5 lojtarë të Real Madrid. Nuk e di se pse e bëjnë një gjë të tillë, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme”, ishte kritika e Murinjos ndaj atyre që mendojnë se katalanasit janë ende qendra e lojës së spanjollëve.

Më tej, ai ka thumbuar përsëri katalanasit nëpërmjet deklaratave të tij të zakonshme polemike. “Barcelona ishte skuadra kampione e Spanjës. E përsëris, ishte kampione, pasi tani nuk është më”, tha ai i inatosur me faktin se të gjithë e pyetnin vazhdimisht vetëm për magjinë e lojës së katalanasve dhe nëse Reali do të arrinte ta bënte një lojë të tillë në të ardhmen. /lajmeshqip

14 komente në “Murinjo i nervozuar: Spanja nuk është Barça”

  1. ilir says:

    hahahah o jevgi i portogalis nuk po munesh me mshef xhelozin as ti e as kristina kurr ti nuk munesh me ba liojen e barcelones edhe ekip si barcelona jeni ba me na ardh keq per juve e dim ne qysh e keni fitu kampionatin e spanjes ju me refera e ke marro idiot

  2. ledi says:

    e vertet asht spanja po e lun lojen origjinal si barcelona kqyre lojen e spanjes edhe te barcelones loja e njejt asht sepse lojtaret kyq ne ekip jan te barcelones

    1. homeri says:

      — futbolli i spanjes si ai i barcelones eshte futbolli me i peshtire . I shpikur nga GUARDIOLA ka si baze ma jep- ta jap-jepja -ma jep -te gjejme nje bire .–e ku e ka bukurine

      1. shqiptari says:

        o Homer. qe eshte i bukur, ate pranoje. Rri shtremet e fol drejt. Edhe ti s’le rast pa e pa Barcelonen “e peshtire”. Ekipi me i dashur, plot respekt mbetet Barcelona e Guardjoles simpatik.

  3. ledi says:

    ahaha o homer e cili asht futboll ma i bukur me krosime le te bjen kudo topi a guardiola ka ba revulicion ne futboll kur e pranojn specialistat van baste ka than barqa e guardioles esht ma e mira ne histori vetem egoistat si tipi i mutinjos nuk e pranojn qfar futboll lun murinjo ne gjdoloj fjaloset lojtaret e tij lujn loj qysh me ja thy kundershtarit kemben

  4. argenti says:

    o homeri ik e kullot lopet se aty ndoshta e gjen bukurin ti….

  5. mister x says:

    homer duket qe je ose me interin,ose me realin ose me chelsean. vetem keta tifoza e urrejne lojen e guardioles dhe kane arsye pse.

  6. futbollisti says:

    pema qe ka kokrra qellohet me gure.Ju qe ju jepet rasti te jeni me te kujdeshem ne kete faqe shani muronjon si evgjit.Kjo nuk ju nderon.Ngjyra e lekures eshte justifikim.Muronjo meriton me shume respekt.

  7. filan fisteku says:

    Barcelona e Guardioles do mbahet mend gjate! Poooor ka plot njerez qe ka filluar ti merzise loja e saj! Kete tiki-taka, ose me jep ta jap….un e quaj cic-mic para porte! (Interi i Mourinhos dhe Italia tani ne Europian…..arriten ta ndalin). Tani do fillojne dhe te tjeret ta bejne….. Me vjen keq por tek Barcelona, kam vite pa pare loje nga krahet, pa pare krosa, pa pare gola me koke…..pa pare goditje te bukura nga larg! Mgjth eshte skuader e madhe, ske c’thua! Kurse Mourinho eshte trajneri me i mire ne bote Sot, por eshte antipatik si personazh! Keto 2gjera s’kane lidhje me njera tjetren

  8. ajax says:

    Per Ledin te thuash qe Guardiola ka bere revolucion ne futboll me duket pak e ekzagjeruar.Guardiola beri emer me 1 ekip qe kush do te ishte vendin e tij do te fitonte trofe,po ta shpjegoj pak,para se ta merrte ekipin ,trajner ishte Rajkardi e cili fitoj 2 kamp dhe nje champions,dhe duhet te dish ne cfare gjendje ishte Barcelona dhe bazen e hodhi me Rajkardin dhe e vazhdoj Guardiola,nuk e mohoj qe ai solli dicka me te re se Rajkardi dhe fitoj me shume tituj jo vetem per merit te tij por dhe te Barcelones.Revolucion ne futboll ka bere 1 dhe vetem 1 ai ishte(nuk jeton me)i madhi Rinius Mishels me Ajaksin dhe me Hollanden.Gjenerali se ashtu therritej eshte shpallur trajneri i shekullit te kaluar.E dyta a e di se shkolla e Barcelones eshte ngritur mbi bazat e futbollit te Ajaksit dhe te hollandes,a e di se bazat i hodhi me Rinius Mishels dhe me te madhin Krujf me te cilin fitoj dhe kupen e pare kamp.Me fal nese je i ri apo i vogel pyet per Rinius Mishels,per gjeneralin qe beri revolucin ne futboll.Persh.AJAX

  9. TOTILA says:

    REVOLUCIONIN NUK E BERI RINUS MISHELS POR “RUMUNI I MADH FUKARA ‘ -STEFAN KOVAC . KOHA E AJAXIT I PERKET TE KALUARES SEPSE AJAXI FRONIN E MBAJTI 2-3 VJET ,KURSE GUARDIOLA E KA KTHYER FUTBOLLIN NE ART ,GJE TE CILEN AS, NJE NUK E KA BERE EDHE NUK DO T’A BEJE DOT EDHE PER SHUME ,,KOHE. SHIKONI SOT SE SI LUAN SPANJA SOT NJELLOJ SI BARCELONA ,DHE VETEM ME KETE MODUL LOJE AJO MUND TE DALE KAMPIONE ,DHE JO SIC GRIN SALLATE PALACUA MURINJO ,KY NDYRESIRE QE I JANE ERRUR SYTE. VINI ARESYEN NE VEND TE SYZEVE TE MIOPIT SE DO TE JETE ME MIRE . AH!!! HARROVA JU DONI TE NA KTHENI TEK FUTBOLLI KLASIK I ALF RAMSEJT TE ANGLISE ,POR CE DO I ZIU ALF E PESOI NGA R.F.GJ.NE 1970 NGA 2-0 NE AVANTAZH NE 2 ME 3 .QYSH ATEHERE KOMBETARJA ANGLEZE DHE FUTBOLLI I SAJ ME CENTRATA DHE LOJE NGA KRAHET NUK PO PI ME UJE NE BOTE ,DHE C’ESHTE ME E BUKURA ASNJE NUK DO QE T’A PERQAFOJE .QENDRONI NE KEMBE NE TOKE JU LUTEM!!!!!!!

    1. Argita_B says:

      Grina sallate palaçua Murinho!! Ai thote vetem se Barcelona nuk eshte me kampione e Spanjes, po ish kampione (me duket se fitoi Reali Madridit kete vit!) dhe gjithashtu se ne skuadren e Spanjes, ka 5 lojtare te Realit e ky eshte fakt!

      Per sa i perket futbollit qe praktikon te Reali eshte e qarte qe nuk luan me te njeten skeme si Barcelona, por ajo qe del ne pah eshte fakti se loja e praktikuar nga Reali i Madridit i solli 100 pike (rekord historik ne kampionatin spanjoll) si dhe 121 gola (dhe ky rekord absolut ne historine e kampionatit spanjoll).
      Me duket se Barcelona luan ne te njetin kampionat apo jo, keshtu qe nuk me duket dhe kaq palaço sa thua ky Murinho….

  10. ajax says:

    Per TOTILEN,gabohesh qe revolucionin e ka bere Rumuni Kovac dhe po ta shpjegoj.Ajaksi finalen e pare e ka ne 69 ku e mundi Milani 4-1 Krujf ishte 22 vjec dhe trajner Mishels deri ne 71 ku ajaksi fitoj per here te pare ka qene trajner Mishels dhe pastaj morri Holanden,kurse Kovaci mbajti ate ekip qe i la mishels dhe fitoj 2 kupa te tj 72 dhe 73 mbas asaj kupe lojtaret e ajaksit u shiten dhe Kovac u kthye ne vendelindje dhe deshtoj me te klubet qe drejtoj.Kjo eshte historia dhe jo ajo qe thua ti,Guardiolen do ta shohim kur te drejtoj ekip tj.Une jetoj prej vitesh ne Hollande dhe e kam para disa here muzeun e Ajaksit.DAAAGGGG

  11. ajax says:

    Per Totilen.Sa per dijeni.Revolucionin e beri GJENERALI.1965-1971 trajner Mishels 2 finale 1969 ajaks-milan 1-4 Krujf 22 vjec,pastaj morri Hollanden finale me gjermanine.dhe me vone trajner i Barces ku bleu Johan Krujf dhe Johan Neskens dhe e nxorri kampion,pas 73 kuptohet se deri ne 73 luanin me Ajaksin,gazetat e asaj kohe shkruanin kembet e arta te fluturuessit holandez cuan barcelonen nga vendi i 18 ne vend te pare ,trajner gjenerali.Mbas kupes se pare ne 71 ne viteet 71-72 dhe 72-73 ajaksi fitoj 2 kupa me Kovacs,ky trajner qe ti thua se beri rev..pasi u shiten te gjithe lojtaret e ajksit pas kupes se 3 qe e fitoj ne 73 Kovacs deshtoj me te gjitha klubet qe drejtoj.Kjo eshte e gjithe historia.Shih AFC AJAX WIKIPEDIA,une jetoj prej vitesh ne Hollande dhe sa per futbollin holandes jap leksione.Sa per artin e Guardioles ta shohim kur te drejtoj ekip tj.Cfare i solli gjenerali futbollit.1 futbollin total dhe skemen e pare me sulmuese ne bote 4-3-3 dhe 3-4-3. 2 pozicionin e pare artificial e perdori ajaksi dhe hollanda.3 per here te pare ajaksi dhe hollanda perdori korridoret duke care ne qender mbrrojtjet por duke e alternuar dhe me futbollin ne krahe.A e di se akademia me e mire ne bote eshte akademia e ajaksi,a e di se akademia e barcelones ka baze skemat dhe futbollin e ajaksit,a e di se akademine e barcelone e ngriti gjenerali dhe me vone Krujf kur u be trajner dhe fitoj kupen e pare barca flasim per kupen e kampioneve.Kjo eshte e gjitha i nderuar TOTILA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje