Kapiteni i Polonisë, Jakub Blazhçzikovski, ka fajësuar keqorganizimin e Federatës Polake të Futbollit për eliminimin nga Euro 2012, duke sqaruar se ekipi nuk e kishte mendjen te ndeshja me Çekinë deri pak orë para fillimit të saj.
Sipas tij, shkak është bërë pamundësia e lojtarëve për të siguruar bileta të kësaj ndeshje për familjarët e tyre, duke bërë përgjegjës direkt presidentin e Federatës, Grzegorz Lato.
“Është e rëndë të ankohesh tani se mund të duket si shfryrje inati. Por si kapiten unë duhet të jem përgjegjës për ekipin dhe si funksionon ai. Duhet të trajtoj tema të ndryshme. Nuk mund ta pranoj që para çdo ndeshje ne duhet t’i lutemi presidentit të Federatës t’i jap bileta familjarëve tanë. Çdokush po merr bileta, vetëm familjarët tanë kanë këto probleme”, tha Blazhçzikovski, duke lënë të shtangur gazetarët që nuk e pritnin një sulm të tillë.
“Kjo hoqi përqendrimin tonë nga fusha e lojës. Para çdo ndeshje, situata ishte e njëjtë. Ia thashë këtë presidentit pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Nuk kam frikë nga përgjegjësitë. Presidenti thotë që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me skuadrën por unë nuk e kam parë një gjë të tillë. Sa herë që ne kishim një diskutim, z. Lato nuk ka mbajtur asnjëherë fjalën e tij”.
Blazhçzikovski pranoi se vetëm biletat nuk ishin fajtore për eliminimin e Polonisë, por pranoi se kjo kishte ndikuar psikologjikisht para ndeshjes te e gjithë skuadra.
“Kjo çështje nuk ka lidhje direkte me eliminimin tonë, nëse luajtëm mirë apo keq. Familjet tona janë shumë të rëndësishme për ne dhe nuk e dinim nëse do të vinin në ndeshje apo jo. Deri në orët e vona para ndeshjes mu desh të merresha me gjëra të tilla”, përfundoi kapiteni 26 vjeçar i Polonisë. /lajmeshqip
Çdokush po merr bileta, vetëm familjarët tanë kanë këto probleme”, tha Blazhçzikovski, duke lënë të shtangur gazetarët që nuk e pritnin një sulm të tillë.
——————————
Me aq para sa fitojne, le tu a blejne familjareve te tyre biletat, ashtu si i blejne te gjithe spektatoret, nese jane aq te rendesishme sa thote familjet e tyre per ta!
Jane mesuar te llastuar keta futbolliste, vetem privilegje, marrin qe 20 vjeç nga 10 deri 1000 fijshin e rroges se nje puntori vetem duke luajtur me top e skane turp qe ankohen.
e ke gabim argit…. Kam luajtur futboll pak a shume,dhe nuk e besoj e kupton ndjesin ti dhurosh kenaqesin dhe te ndiesh peshen e familjes ne stadium.nuk jane vec grate e futbollisteve per kopertinat e revistave,por prindrit qe japin nje force futbollistit te ndiet nje luftetar ne ndeshje.pagesat puntor-futbollist?e pranueshme,sikur ainshtain me beckham,por,kur shef nonen e mesit ne stadium,njerzit japin me shume adhurim se tek shohin shakiren.por platini+bixhoz nuk eshte me si dikur,platini me bonjek.