UEFA ka dhënë një vendim shumë të rëndë ndaj futbollistit danez Niklas Bendtner, duke e dënuar atë me një ndeshje pezullim si dhe duke e gjobitur me 100 mijë euro (80 mijë paund) vetëm se gjatë festimit të golit të shënuar kundër Portugalisë shfaqi një palë mbathje ku ishte emri i një kompanie bastesh sportive.
Gjoba e lartë e dhënë ndaj futbollisti është komentuar gjatë pasi është një shumë relativisht e lartë po të merret parasysh se ajo është e përafërt me 96 mijë paund që iu hoqën Rusisë për problemet që shkaktoi tifozeria e saj, e cila sulmoi dhe goditi punëtorët e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Polonisë.
Po të mblidhen gjobat e tjera të marra nga skuadrat e ndryshme në Euro 2012 si 24 mijë paund të Rusisë për sjellje të keqe të tifozëve, 20 mijë paund të Kroacisë për “incidente të spektatorëve”, 8 mijë paund të Gjermanisë për hedhje të objekteve në fushë dhe 4 mijë paund të Portugalisë për vonesën në fillimin e pjesës së dytë, përsëri gjoba e Bendtner kalon totalin e tyre me 24 mijë paund.
Gjobat e dhëna për shfaqje raciste janë qesharake në krahasim me atë që do të paguajë Bendtner. Porto u gjobit vetëm me 16.700 paund pasi tifozët e kësaj skuadre fyen Mario Balotelin gjatë ndeshjeve të Europa League. Gjoba të tjera për shfaqje raciste përfshijnë ato të Spanjës në vitin 2004 (45 mijë paund), Serbisë në 2007 (16.500 paund) dhe Kroacisë në 2008 (10 mijë paund).
hallall u ban burrat ma keq se Kimi & Coco!
Monopoli i reklamave gjobit lojtaret dhe nuk gjobit shtetet per korret raciste. Turp.