Kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Bufon, ka premtuar se një ditë kombëtarja e tij do t’i kthejë borxhin Spanjës që luajti ndershëm duke mos bërë kompromis me Kroacinë.
“Isha i qetë, i bindur se Spanja do të bënte detyrën e saj, ashtu siç ndodhi. Tani ata kanë një bonus me ne. Sigurisht që duhet t’i falënderojmë, ashtu siç bëmë me holandezët katër vite më parë kur mundën Rumaninë edhe pse nuk u nevojitej një fitore”, deklaroi portieri i Italisë.
Ndërkohë, mesfushori Markizio ka zbuluar një episod mjaft kurioz të minutave të fundit, në lidhje me ndeshjen Spanjë-Kroaci. “Në goditjen e fundit nga këndi pashë Bufon të dilte nga zona e tij dhe mendova mos rezultati kishte shkuar 1-1. Nga fusha nuk arrinim të kuptonim mirë rezultatin e ndeshjes tjetër. Rezultatin e vërtetë e morëm vesh vetëm kër përfundoi takimi ynë dhe mundëm të festonim lirshëm”, shpjegoi mesfushori.
Shoku i tij i repartit, De Rosi, ka konfirmuar ankthin e minutave të fundit. “Dy minutat e fundit kanë qenë shumë të vuajtura. Nuk arrija të kuptoja nga fusha gjestet që bëheshin në pankinën tonë, thjesht kuptova që do na duhej një gol i tretë për të siguruar kualifikimin. Për fat të mirë shkoi gjithçka në rregull, por duhet ta pranoj se na u ngri gjaku”, tregoi futbollisti italian.
Ruhuni nga Italia!
http://www.facebook.com/notes/modus-vivendi-aforizma/%C3%A7do-italian-i-rr%C3%ABzuar-n%C3%AB-zon%C3%AB-%C3%ABsht%C3%AB-gjithmon%C3%AB-m%C3%AB-i-rreziksh%C3%ABm-se-sa-nj%C3%AB-n%C3%AB-k%C3%ABmb%C3%AB/380478852010311
a pepinot e m…it me breke neper kembe fitoni na ngrite gjakun por me italine ende ne gare kampionati eshte ehde me i bukur….