Tifozët e futbollit po futen në një valë mëkatesh dhe po e shndërrojnë veten në “majmunë” duke shikuar ndeshjet e “Euro 2012”, ka deklaruar një klerik ukrainas.
“Kisha nuk i bekon mëkatarët dhe psikopatët, të cilët shndërrohen një tjetër person duke shikuar ndeshjet e Evropianit”, tha Filaret, kreu i Kishës ortodokse të Ukrainës dhe patriark i Kievit.
Kisha ortodokse e Ukrainës përkrah sportin dhe jetën e shëndetshme në përgjithësi, por jo edhe fyerjet në sport.
“Vetëm shikoi fytyrat e këtyre njerëzve. Ata nuk janë më njerëz, më shumë po ngjajnë në majmunë. Për këtë arsye ata e humbasin balancën emocionale”, tha kleriku 83-vjeçar. “Është një gjendje mëkatare kur njeriu nuk e kontrollon më veten. Kjo ndodh kur ata dehen dhe përleshen. Ne jemi kategorikisht kundër kësaj mënyre të tifozërisë””, tha ai.
Taleban ortodoks,njesoj jane,skane ndryshim nga talebanet islamik.
Po pra, duhet te kishte thene zihuni e grihuni qe te mos konsiderohej taleban.
Kamikaze orthodoks ukrainas njesoj si vellezerit e tyre kamikaze greke !
Majmuna jane tifozat e kishes,o trap!
Kroatet e kishin bere te madhe fare, kishin hedhur nje banane ne fushe kur luajten me Italine per Balotelin hahahahah……….