Gjiganti italian, Juventus, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar Elvis Kabashi.
Kabashi, i lindur me 20 shkurt 1994, luante me ekipin e të rinve të Empolit. Ka qenë vet trajneri i të rinjve të Juventus-it, Marco Barone, ai që ka qenë më këmbëngulësi që Elvisi të transferohej në Torino.
Transferimi i Kabashit i ka kushtuar Juventusit plot 1.8 milionë euro. Në një deklaratë për “SportItalia”, drejtuesit juventin kanë thënë se qendërmbrojtësi shqiptar, ka premisat të bëhet si romanisti De Rossit. Vetë Kabashi ka thënë se është adhuruesi i madh i Claudio Marchisios, i cili luan me Juventusin.
Elvis Kabashi, ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren Shqiptare U-19, dhe ka shënuar një gol kundër Bosnjë e Hercegovinës.
Urime.
Urime po kujdes pilulat se ata te Truffentusit te japin ca si shume karamele perpara ndeshjeve! Jo me kot njihet ne Itali dhe Europe si skuadra e drigaxhinjve, qe i fiton ndeshjet jo ne fushe por me ndihmen e laboratoreve dhe te celulareve!
pse je me nje ekip tjeter,nuk do me thene,qe te shash nje superekip,si juventusi,,,,,se pastaj,ngelesh nje fshatar korrak
Ha ha, katundari veshpalare qe i thote katundar nje qytetari! O dyll(se e ke tapin… 3cm brenda ne vesh, ndaj nuk degjon mire), une thashe nje te vertete qe e di nje Bote e tere: ky djaloshi po shkon drejt asaj qe ne Itali quhet “MAMMA SANTISSIMA”, thene ndryshe Kupola e mafies sportive italiane. Jo me kot gjithe bosat mafioze itraliane, te mafies puljeze Sacra Corona Unita, te asaj napoletane Camorra, asaj kalabreze ‘Ndrangheta dhe asaj siçiliane Cosa Nostra, jane tifoze te zjarrte te Truffentusit, Rubentusit apo Judroges. Kush i ka pare tifozet e kesaj skuadre e di fare mire se ata nuk jane torineze apo italiane veriore, por terrone me preçedente penale.
Keto precizime vetem per te qene objektive, se mua per futbollin italian s’me eshte rruajtur ndonjehere se futboll me koti s’me kane zene syte deri me sot. Une jame tifoz i Barcelones dhe i futbollit spanjoll ne pergjithesi.
Te fala katundareve shqiptare qe nga injorance perfundojne te bejne tifo per skuadren e MAFIAS!
mos shih filma shum… Me Zidane, me Platini, Me Baggio, me Del piero me Trezeguet, me Nedved, me ibrahimovic, sigurisht qe ekipeve te tjera Juventusi ju eshte paraqitur si monstruoz… po hiqmu gazetave dhe shif ne fushe qka behet… Fitohet kampionati pa asnje humbje
O Fieri … mos e ngaterro Juven me Milan Lab …….. .
Urime Elvis, uroj te jesh nje shembull i mire edhe per te tjeret nga gjenerata jote qe te perfaqesoni kombin dhe shtetin tuaj SHQIPERINE.
E kam nje kurreshtje te di se si do te ndihen ata tradhetaret Xhaka, Shaqiri, Nini, Bajramaj, etj, te cilet menduan se me kombetaren Shqipetare nuk mund te nenshkruash me ndonje klub te madh.
ik ti re firako po na bo si tip njif njerzit pastaj fol ik laje ftyren dhe pastro gojen se te vjen era qep
natyrisht nje arritje e jashtezakonshme per djaloshin,dhe krenari per ne! te luash ne skuadren e Sivori,Betega,Rossi,Scirea,Gentile,Cabrini,Tardelli,Platini,Boniek,Baggio,Zidane,Nedved,Del Piero,eshte nder e ender per italiane,gjermane braziliane e per gjithe boten mbare! Duke mos harruar Canavaron ka 11 topa te arte aty siper,dhe 27 lojtare te Juves kane fituar 4 boterore.