Platini insiston: Finalja është Spanjë-Gjermani

19 Qershor 2012, 19:28Sport TEMA

Mishel Platini mendon se me datën 1 korrik në Kiev, ai do të ulet në tribunën e nderit për të parë finalen e Euro 2012 mes Spanjës dhe Gjermanisë. Sipas ish-futbollistit francez, dy skuadrat vazhdojnë të jenë një nivel më lart se të tjerët, sidomos spanjollët.

“Këto dy kombëtare janë favoritet për të shkuar në finale. Spanja ka prej kohësh një stil loje mjaft të veçantë, një sistem loje që i mundëson të evitojë lodhjen e lojtarëve të saj. Nuk kanë asnjë problem në këtë aspekt, pasi ai që vrapon është topi dhe jo ata. Ai që lodhet është topi, jo lojtarët e Spanjës”, deklaroi Platini.

Sipas presidentit të UEFA-s, eliminimi i Holandës është zhgënjyes për shumë persona, por tregon edhe një herë se Kampionati Evropian i futbollit është shumë më i vështirë për t’u fituar se një Kampionat Botëror”.

Ai nuk ka ngurruar të flasë edhe për rritjen e cilësisë së lojës në turne, duke ia atribuuar këtë faktit se 5 gjyqtarët ndihmojnë në rritje e cilësisë së ndeshjes. “Deri tani nuk ka patur ndeshje që janë mbyllur në barazim pa gola. Kjo vjen për faktin se lojtarët e dinë që ka më shumë sy që i vëzhgojnë dhe nuk vonojnë lojën kot, duke rritur cilësinë. Kështu nuk ka më as gola fantazmë”.

Platini, në fund ka theksuar se niveli i lartë i Evropianit nuk do të ulet nga rritja e numrit të skuadrave nga 16 në 24, duke filluar nga edicioni i ardhshëm. “Ideja është të veprojmë si në Botërorin 1982 dhe 1986 që kam luajtur unë, me 24 skuadra. Faza e parë eliminimit direkt me 16 skuadra do të jetë e shkëlqyer”, ka treguar francezi për ndryshimin që hyn në fuqi në aktivitetin që organizohet në vendlindjen e tij pas katër vitesh.

13 komente në “Platini insiston: Finalja është Spanjë-Gjermani”

  1. Bbb says:

    Ky horri Platini mesa duket e paska vendosur finalen.

    1. Argita_B says:

      Horri Platini !!
      Po horr nga doli ky?! Eshte Platini ai qe kerkon fair play financiar per klube qe kontrollohen nga mafioze apo nga mbreter arab qe kane pasuri kolosale dhe kane prishur çdo lloj principi ekonomik.
      Platini gjithe jeten e tij ja ka dedikuar futbollit dhe ashte nga te vetmit inteligjent qe arriti te udheheqe ne koken e UEFA, pra nuk eshte nje teknokrat si Blater.

      1. Bbb says:

        Nuk i lejohet me statut te beje parashikime presidentit te UEFA

  2. ajax says:

    Per Argita_B jo horr po ka;uar horrit.Ai dhe Blater jane kupola e mafies se futbollit.Ciao.

    1. Argita_B says:

      Mund te sjellesh fakte per ato qe shkruan, apo thjesht mendimi yt ?

  3. ajax says:

    Do fakt i nderuar,po e shikon ndeshjen ANG-UKR,besoj se po gol i rregullt i Ukr anesori plus dhe arbitri prapa porte qe bejne 4 sy nuk e shikojne qe eshte gol,cfare do me .Ky eshte Platinia.

    1. Argita_B says:

      Ku eshte lidhja ketu e Plztinise me arbitrin!!
      Po ne ndeshjen France – Suedi, ne tre raste topi u kap me dore nga suedezet dhe arbitri ne dha penallti ne asnje rast, edhe kjo ka lidhje me Platinine?!

  4. ajax says:

    Ah se harrova dicka,po dje e pe Spa-Kro,ne pjesen e pare penallti per Kro nderhyrje me taka e Ramos,penallti plus dhe te kuqe,por arbitri sdha asgje,ky eshte Platinia.Jetoj jashte dhe e shikoj futb te BBC ku ka diskutime pas ndeshjes.Dhe Spanja do te ishte ne shtepi,por Platinia do ne finale Spa-Gjer

  5. ajax says:

    Po Hol-Dan penalltine kunder Danimarkes,mbrojtesi e kapi jo 1 here me dore po 2 here.. Dhe mos e mbro me fanatizem Platinine.UEFA, FIFA dhe futbolli qe ne e dashurojme kaq shume do te shpetoj atehere kur te drejtohet prej nordikeve.Pershendetje sinqerta prej Ajax

    1. Argita_B says:

      Lennart Johansson a ishte suedez, a ka qene president i UEFA perpara Platinise (qe prej 1990), a ishte ai qe se linte fronin dhe ne moshen 75 vjeçare!
      A do te te sjell me dhjetra raste gjate periudhes qe ai ishte president ku arbitrat skane zbatuar rregulloren ?
      Mire qe nuk je gjykates ti se burgjet do i kishe mbushur me te pafajshem e kriminelet e vertete do bridhnin te lire.

  6. vlora vl says:

    ik o platini se mos e mer prap korofillakt e greqis se futbolli eshte ber biznes squet me futboll pyet me mire ata bastexhinjt e anglis se ata e din me mire se kush do e mare,,,,,

  7. qa keni me masterat fallco says:

    Platini ka shkuj per shele.

  8. duka says:

    Platini eleminoi nga kupa e kampioneve Realin e Barcelonen per te nxjerre ne finale Celsin e Bajern-in duke i dhene kupen Celsit per te krijuar atmosfere festive ne Londer para fillimit te lojnave olimpike e per te mbushur stadiumet,duke lene me gisht ne goje gjermanet te cilet do t’i kompensoje ne finalen me Spanjen ose dike tjeter.Gjermania del kampione e Evropes.Te gjitha keto ne kuriz te Spanjes e skuadrave te saj te cilat nuk kane dale pa fituar nga ky pazar mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje