Bllohin fton gazetarin për një “bisedë burrash”

20 Qershor 2012, 17:10Sport TEMA

Trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin, ka qenë shumë pranë përplasjes fizike një gazetar gjatë konferencës për shtyp pas humbjes me Anglinë, ndërsa ka ftuar përfaqësuesin e medias të dalë jashtë dhe ta zgjidhnin debatin përballë njëri-tjetrit.

I pyetur nga gazetari rreth gjendjes fizike të lojtarëve ukrainas në këtë ndeshje, ish-fituesi i “Topit të Artë” shpërtheu: “Respekto punën time! E zgjidhim një kundër një?! A do të dalim jashtë? Eja të bëjmë një ‘bisedë burrash’”, ishte ftesa e tij. Kur gazetari në fjalë u ngrit në këmbë, u desh ndërhyrja e një prej zëdhënësve të UEFA-s që të qetësohej situata, por Bllohin vazhdoi me shpërthimin e tij publik.

“Duhet të respektosh faktin që unë kam luajtur futboll. A ke luajtur futboll ti? Më respekto mua dhe punën time. Nuk lejoj askënd të kritikojë skuadrën. Nëse je burrë, eja ta zgjidhim një kundër një”.

Më pas, ia ka vazhduar duke kritikuar gjykimin që sipas tij ishte në favor të anglezëve, jo vetëm për “golin fantazmë”, por edhe për faullet ndaj futbollistëve të tij.

“Ka 5 gjyqtarë në fushë dhe topi kalon 50 centimetra vijën. Përse na duhen 5 gjyqtarë? Ata nuk panë as gjuajtjen me bërryl të Keroll, apo faullin nga mbrapa të Xhon Territ. Kolina na ka thënë se në çdo lëvizje me bërryl është karton i verdhë dhe çdo faull nga mbrapa është karton i verdhë. Por ku ishin ato në këtë ndeshje? Shkruani çfarë të doni, i keni parë edhe vete gjërat”, ishte shfryrja e tij.

4 komente në “Bllohin fton gazetarin për një “bisedë burrash””

  1. Tironci Lugano says:

    Edhe pse luajte disa vite ne perendim perseri ke ngelur ne metalitetin lindor.Muhabet “cubash” ne konferencen per shtyp.

  2. Akrepi says:

    Edhe ti Bllohin te respektosh te tjeret,tjeter lojtare,por tjeter gje eshte te jeshe trjner dhe ti si trajner nuk ke ndonje vlere.Ukraina nuk ja vlente te ishte ne Evropiane.N.q.se i referohesh golit qe nuk ju dha Ukraines ke te drejte,ishte GOL..

  3. AGLIN says:

    sa per gjyqtaret ka te drejt…skuadrat te medhaja i kujdesen me shum…ne ndeshjen kroaci spanje dy penallti nuk i dha kroacise dhe as nje te verdhe spanjes se 4 lojtar te saj hubisnin lojen tjeter se mbushnin kartonat e verdhe…ne kete euro vetem gjyqtaret e kan prishur lojen!

  4. Aleksander says:

    Bllohin po flet per thelbin e muhabetit,qe godet pikerisht kembenguljen e fifas e uefas per te mos leshuar vendimmarrjen .Pra nese ata zoterinj do te lejonin thjesht vendosjen e 2-3 mikrokamerave ne traret e portes,ne vend te ABSURDITETIT TE 5 ARBITRAVE ,qe nuk zgjidh asgje.E keta gazetare ,qe o jane NYJE ose bejne sikur jane te trashe,provokojne ndyresisht,e pastaj “fajin” na e paska Bllohin !!!-Une do te pyesja ndonje komentues ketu ,qe nxiton te komentoje kunderveprimin e Blohin e jo shkakun duke u kapur pas edukates se atij qe provokohet, po ai qe provokon çfare meriton…te pergezohet ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje