Zemërgjeri Ronaldo, paguan mjekimin e një djaloshi me kancer

20 Qershor 2012, 11:36Sport TEMA

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, do të mbulojë shpenzimet e trajtimit të një nëntëvjeçari, i cili vuan nga kanceri.

Mjekët e djaloshit të quajtur Nuhazet u kishin thënë prindërve të tij se nuk mund të bënin asgjë për sëmundjen e fëmijës, prandaj ata vendosën që t’ia plotësonin ëndrrën e tij duke e dërguar të ndjekë një ndeshje në Santiago Bernabeu muajin e kaluar.

Pas ndeshjes, Ronaldo dhe agjenti i tij janë takuar me djaloshin ngaLas Palmasdhe menjëherë janë shprehur të gatshëm për të paguar ekzaminimet mjekësore dhe trajtimin në njërin nga spitalet më të mëdha në kryeqytetin spanjoll, shkruan Telegraf.

“Në spital, ata na dhënë tri opsione: të mos bëjmë asgjë, të provojmë testet eksperimentale, ose të dërgonim një biopsi në Shtetet e Bashkuara, kështu që ata të prodhonin medikamente speciale”, ka treguar babai i Nuhazet për AS.

Familja e djaloshit aktualisht është në pritje të mjekimit special nga SHBA-të, i cili do t’i faturohet Ronaldos.

7 komente në “Zemërgjeri Ronaldo, paguan mjekimin e një djaloshi me kancer”

  1. TOTILA says:

    AH ,PO . KETU JA JAP TE GJITHA PIKET E MIJA ,PAMVARESISHT SE ME PARE E KAM KRITIKUAR RREPTE DHE PIKERISHT MU PER KETE ,ANEN NJEREZORE ,QE MENDOJA SE I MUNGONTE . NE KETE RAST KA VETEM FALENDERIM DHE ASNJE KOMENT TJETER

  2. dulla says:

    thjesht ,,,BRAVO,

  3. Sportdashesi says:

    Po veprove ne kete menyre ketej e tutje ke per ta rregulluar plotesisht imazhin si njeri. KJo qe ke bere per djaloshin 9 vjecar futet tek mrekullite dhe i sfumon ato veprimet si nxjerrja e kofshes apo krahut, xheli ne koke apo deklaratat e shemtuara qe ke bere ndonjehere per kundershtaret apo tifozet. Te takon nje BONUS si njeri kesaj rradhe. Si futbollist tregoje veten deri ne fund te Europianit po je i zoti…..

  4. kali kuq e ka nji huq says:

    hallall ta befte zoti,uroj që femija te sherohet sa me shpejte..

  5. balzac says:

    Nje efekt i bukur qe realizojme mund te ndryshoje shume gjera ne peshore.
    Kjo vlene edhe per Krisitiano Ronaldon i cili me kete gjest te bukur perfitoi edhe simpatine time qe nuk e kishte deri me sot.

  6. Argita_B says:

    Problemi qe ka Ronaldo eshte se personaxhi publik ka nje imazh arrogant, provokues…ne jeten e perditeshme ata qe e frekuentojne nga afer e pershkruajne si njeri te turpshem, te rezervuar..pra eshte ndofta me teper nje mburoje ndaj mediave se sa personazhi i vertete qe njeh publiku.
    Gjithesesi, kushdo qofte, nese pyesni djaloshin ne fjale apo prindit e tij ata do thone se per ta eshte njeriu me i mrekullushem ne bote..

  7. hashimi says:

    Zoti te bekoft miku ime per kete bamirsi qe ke ber urime ty dhe djalit te vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje