Visente Del Boske e ka komentuar Francën si një “ekip të mirë” pasi mësoi se ajo do të ishte rivalja e skuadrës së tij në çerekfinalet e Euro 2012. Sipas trajnerit të Spanjës, francezët kanë bërë një hov mjaft cilësor, duke bërë ndryshime që kanë rezultuar efikase në lojën e skuadrës.
“E dinim që më para për barazinë që ekziston mes skuadrave, çdo kundërshtar nga Grupi D do të ishte i vështirë. Por Franca po luan shumë mirë kohët e fundit dhe ka një ekip të mirë. Kanë bërë shumë ndryshime në skuadër dhe në lojë, mbajnë topin dhe lojtarë si Benzema, Ben Arfa, Nasri, Malouda, Riberi… janë të gjithë lojtarë shumë të mirë”, tha ai.
“Kjo do të jetë një ndeshje e madhe, një ndeshje që na pëlqen dhe që e presim me padurim. Kemi kohën e mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën deri të shtunën dhe do të hedh në fushë formacionin që mendoj më të arsyeshëm”.
“Ajo që nuk më pëlqen, është ky zakon i keq i spanjollëve për të nënvlerësuar kundërshtarët. Franca është skuadër e fortë dhe mungesa e Mekses në sfidën përballë nesh është e rëndësishme për ne. Mos harroni, askush nuk është i pathyeshëm”, deklaroi trajneri i Spanjës.
Hajde Vincente se Francen e mercenareve afrikane e asfaltoni te Shtunen! Vetem se ne sulm s’duhet te luaje me i vdekuri klinik Torres, por dyshja LLorente – Fabregas. Gjithashtu hapi vend Xavi Martinezit se me ate skuader nuk ka kombetare ne Bote t’ju parballoje!
E njeta gje u tha dhe perpara ndeshjes me Kroacine, Spanja do fitonte dhe thelle biles, problemi eshte se futbolli luhet ne fushe e jo ne teori, kjo perben dhe bukurine e tij.
Franca fitoi lehtesisht kundra Ukrahines, Ukrahina kundra Suedise…e me llogjike i binte qe Franca te fitonte kundra Suedise…po rezultati eshte i kunderti, Franca nuk shihej me sy ate ndeshje!
Pikerisht paparashikimi eshte aspekti me terheqes i futbollit. Por nje skuader te madhe si Spanja, kur traineri ben zgjedhjen e duhur, duhet te jete pak a shume konstante ne rezultate. Me dyshen LLorente Fabregas Spanja ka sulmin me te fuqishem nga te gjitha skuadrat, por çuditerisht Del Bosque, sulmuesin bask te Bilbaos, nuk e ka integruar ne formacionin fiks duke zgjedhur te luaje me nje zombie si Torres.
Xabi Martinez pastaj eshte nje lojtar klasi, por edhe ketu trajneri spanjoll nuk po zgjedh mire. Po zgjodhi formacionin anti-Itali apo anti-Kroaci, ka shume mundesi te dale i eliminuar; po ndryshoi… Spanja nuk ka rivale!