Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, ka zbuluar se kombëtarja angleze ka filluar të mendojë seriozisht për gjuajtjet nga pika e bardhë e 11-metërshave në fazën e eliminimit direkt dhe për këtë arsye stërvitet më shumë për penalltitë.
Kjo kombëtare ka një bilanc krejtësisht negativ me seritë e gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi ka fituar vetëm një kundër Spanjës në vitin 1996, ndërsa ka humbur në 5 të tjera.
“Ne jemi stërvitur për penalltitë, kemi përdorur një pjesë të kohës së stërvitjeve për të praktikuar gjuajtjet e tyre. Tani do t’i marrim edhe më seriozisht”, tregoi Hodgson.
Por sipas trajnerit, stërvitja nuk zëvendëson kurrë momentin në vetvete kur mban përgjegjësi për të gjithë ekipin.
“Penalltitë kanë të bëjnë me qëndrimin tënd, besimin, aftësinë për të bllokuar gjithçka tjetër jashtë mendjes dhe të harrosh gjithçka nëse shënon apo jo. Mund të stërvitesh si ekip, por eksperienca ime thotë që penalltitë kanë të bëjnë me qetësinë, besimin dhe forcën e mendjes së një futbollisti. Disa herë kemi parë lojtarët më të mirë të humbasin, ndërsa lojtarët që mendon se nuk gjuajnë penallti, arrijnë t’i shënojnë lehtësisht”, komentoi Hodgson.
Penalltite jane kohe e shkuar.