Edhe kompanitë e basteve: Spanjë-Gjermani, në finale

22 Qershor 2012, 10:25Sport TEMA

Spanja është cilësuar si favoritja kryesore për të fituar Kampionatin Evropian nga kompanitë e basteve, e kuotuar me koeficientin 2.85. Pas saj, me një diferencë të vogël, vjen Gjermania, në kuotën 3.45.

Në fakt, këto dy kombëtare u parashikuan si pretendentet kryesore që në fillim të edicionit dhe paraqitjet që zhvilluan nuk zhgënjyen në pritshmëri. Pas tyre vijnë Anglia e Italia, respektivisht me koeficientin 8.5 dhe 9, por që, në fakt, në gjysmëfinale shkon vetëm njëra, pasi kanë një duel direkt. Franca e Portugalia  kanë koeficientin 10.  Çekia e Greqia do rezultonin blofe, pasi respektivisht paguhen me koeficientin 45 dhe 55.

Kampionët në fuqi të Evropës dhe botës, sipas kompanive të basteve janë të favorizuara në duelin gjysmëfinale me Francën, por edhe në atë gjysmëfinale kundër Portugalisë dhje kësisoj të depërtojë në finale, ku mendohet se do të takohet me Gjermaninë.

Për specialistët e basteve, skuadra e Joakim Lëvt nuk do ketë asnjë vështirësi ndaj Greqisë në çerekfinale, ndërkohë që në gjysmëfinale ka më shumë gjasa që të përballet me Anglinë, sesa me Italinë. Gjithsesi, në raport me secilën prej tyre, “pancerët” janë gjithashtu favoritë për të fituar, duke siguruar një biletë që i çon në finale të Euro 2012.

2 komente në “Edhe kompanitë e basteve: Spanjë-Gjermani, në finale”

  1. Tironsi"ZZ" says:

    Na e bene pucin! Nje nga keto te dyja nuk shkon fare ne finale (e sigurt kjo) ?

  2. ajax says:

    E vertete,finalja eshete IT-FR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje