Ylli i Realit ka dërguar vendin e tij në gjysëmfinale. Kristiano Ronaldo bën që Portugalia të futet tek katër skuadrat më të mira në Europë.
Një goditje me kokë e tij në minutën e 79-të gjunjëzon Çekinë, e cila nuk pati fuqi të reagonte më.
Zotëria 94 milion i dha tonin ndeshjes që pjesën e parë. Ai goditi në minutat shtesë të pjesës së parë shtyllën.
Por sërish akoma më hidhur. Në pjesën e dytë godet sërish shtyllën.
Në total Portugalia ka goditur gjashtë herë shtyllën, më shumë se çdo skuadër tjetër.
Po Çekia? Pa kapitenin e dëmtuar, Tomas Rosiçki ekipi nuk pati kreativitet. Portugalia ishte më mirë dhe këtë e tregoi rezultati. Tani ata presin rezultatin e ndeshjes mes Francës dhe Spanjës për të njohur kundërshtarin.
Vertetoi qe eshte me i miri! Ai eshte nje makine dhe luan mire edhe i vetem. te tjeret duan mbeshtetje nga shoket dhe skuadra. Ky eshte me i pavarur nga skuadra.
P.S. Per dijeni jam tifoz i Gjermanise. Por, jepi hakun!!!
Mire mire por mos u nxito se Cekine ka mundur…jo Brazilin
rastesisht e pashe ndeshjen….pa kete futbollist Argjentina nuk do te kishte fituar…
Argjentinen…?????