Kombëtarja anglez e futbollit ka evituar një “pushtim fushe” mjaft të veçantë gjatë stërvitjes të së premtes, kur një urith u ka bërë vizitë anglezëve gjatë stërvitjes së tyre.
“Ai nuk u godit nga ndonjë top apo nga ndonjë futbollist. Thjesht doli dhe po shihte stërvitjen. Ndoshta donte ta ndiqte më nga afër”, ishte komenti i zëdhënësit për shtyp të Federatës Angleze, Stjuart Mauhini.
“Një nga rojet e sigurisë ishte në gjendje ta kapte lehtësisht me duar dhe e dërgoi atë në pyllin afër stadiumit. Nuk ma merr mendja se ky urith ishte një spiun për stërvitjen tonë. Me sa di unë urithët janë të verbër, apo jo? Ndaj është në të mirën tonë që ai nuk arriti të siguronte të dhëna taktike për t’ia kaluar ndonjë prej shokëve të tij”, komentoi Mauhini me humor duke iu referuar Italisë.
“Nuk di të them nëse është një shenjë e keqe apo jo, shpresojmë që jo. Ne shpresojmë që të dielën, kur të luajmë kundër Italisë, të arrijmë të kalojmë në gjysmëfinale”, ishte komenti për shfaqjen e kësaj kafshe që është edhe maskoti zyrtar i përfaqësueses së Çekisë.
qeka si binjaku kasanos!