Sonte në orën 20.42 zhvillohet ndeshja e çerekfinales së tretë ndërmjet Spanjës e Francës. Te të dy ekipet ekziston një mobilzim dhe ankth. Që Spanja e këtij Europiani nuk është ajo e Botërorit, kjo u duk që në ndeshjen e parë me Italinë. Por, që kritikat ndaj një ekipi që ka fituar gjithçka në katër vitet e fundit të ishin kaq të forta, kjo po që është diçka e re. Sot në mbrëmje, përballë kampionëve të Evropës dhe të Botës, do të jetë Franca, një nga ato ekipe që quhen “ters” për “demat”. Përplasja e fundit mes tyre ishte në Botërorin e vitit 2006, kur Franca arriti të triumfonte 3-1 edhe pse spanjollët patën shënuar të parët. Duket e çuditshme, por Spanja nuk ka fituar kurrë ndaj Francës në një ndeshje zyrtare, një statistikë kjo vërtet e frikshme. “Nuk besoj se ka ndonjë vlerë të shohësh statistikat apo rezultatet e së shkuarës. Gjërat mund të ndryshojnë në një moment, – thotë portieri Iker Casillais. – Është e vërtetë që Spanja nuk ka fituar kurrë kundër Francës në një ndeshje zyrtare, ç’ka do të thotë se do ta provojmë këtë herë. Objektivi ynë i vetëm është të kalojmë çerekfinalet dhe të shkojmë në katërshe”, shton numri 1 i kampionëve.Ndërkohë, Vicente Del Bosque duket i lodhur nga komentet e shumta kundër tij, ndonëse Spanja arriti të kualifikohej e para në grupin C. “Nuk jam nervoz në prag të kësaj sfide, – thotë Del Boske. – Janë bërë kritika të shumta për mënyrën sesi luajtëm ndaj Kroacisë, por unë them se edhe në atë ndeshje ne treguam gjëra të bukur. Në të ardhmen, duket diçka e rëndë të mos pranosh një humbje”, shton ai. Fabregas apo Torres? Ky është dyshimi i radhës i teknikut të Spanjës në prag të sfidës ndaj “Gjelave”. “Mund të luajmë me një sulmues tipik ose ndoshta me një që të përshtatur, – deklaroi më tej trajneri spanjoll. – Franca? E dimë si janë këto gjëra. Kur luan kundër Spanjës flet gjithnjë mirë, por nuk mund ta mposhtësh nëse nuk ndihesh superior. Thuheshin të njëjtat gjëra edhe për francezët edhe pse 6 vjet më parë, na eliminuan nga Botërori. Franca është një ekip që guxon më shumë, krijon lojë dhe qarkullon topin. Ribbeyi, Benzema, Nasri, Kabaje, janë të gjithë futbollistë të mëdhenj”, shton Del Bosque.
Tekniku spanjoll nënvizon se për të mundur “Gjelat” duhet një mbrojtje shumë e mirë. “Deri këtu kemi qenë të zotë, përveç ndonjë fragmenti në ndeshjen me Italinë. Ksabi Alonso dhe Buskets janë futbollistë kreativë, por na japin shumë ekuilibër edhe mbrapa. Kroacia përshembull, përveç ndonjë goditjeje këndi dhe ndonjë faulli, na sulmoi vetëm njëherë. Pastaj, në këtë Europian mendoj se të gjitha kombëtaret kanë patur pak probleme”, thotë më tej “plakushi” i Spanjës. Në vendin iberik, duket se humbja shihet si një opsion i pamendueshëm për kombëtaren e tyre. “Nëse është kështu, atëherë do të ishte një problem i madh. Nuk kam hyrë sot në futboll dhe nuk nervozohem apo inatosem. Skuadra duhet t’i lërë këto gjëra jashtë saj, ndërsa ne kemi detyrë të përfaqësojmë një popull që po kalon vështirësi për shkak të krizës dhe duam t’i japim pak lumturi”, shtoi Del Bosque.
Spanje-France ndeshje bukur,por me vjen keq per spanjollet se do te eleminohen.Do te bjere dhe hegjemonia e Spanjes ne futboll(kuptohet per keto vitet e fundit).Finalja eshte FRANCE-ITALI.
E the mire… ah sikur…
Finalja eshte Gjermani – Spanje qe perfundon me Spanjen kampione me nje gol te LLorente ne pjesen e dyte.
Harrove te na thuash si do ta bej golin dhe minuten..!!