Franc Bekenbauer, babai i Zlatan Ibrahimoviç!

25 Qershor 2012, 17:27Sport TEMA

Franc Bekenbauer është babai i Zlatan Ibrahimoviç! Por Bekenbaueri në fjalë nuk është mbrojtësi legjendar i Gjermanisë, por një tifoz i zjarrtë brazilian i skuadrës së Santa Kruz. Tradita e emërimit sipas një futbollisti evropian vazhdon në këtë familje dhe kjo është arsyeja pse ai i dha djalit emrin e sulmuesit suedez, siç shpjegon Globo.com.

“Babai, që ka emrin Franc Bekenbauer, zgjodhi që t’i vinte emrin djalit sipas sulmuesit të Milanit. Zlatan Ibrahimoviç Lima Da Silva lindi në Pernambuko tre ditë para se Santa Kruz të fitonte kampionatin, duke shtuar në këtë mënyrë gëzimin në familjen e çmendur pas futbollit”.

Mbetet ende e paqartë sepse Z. Bekenbauer ka vendosur t’i vërë djalit të tij emrin e sulmuesit suedez para ndonjë futbollisti tjetër evropian, apo brazilian. Por ai ka premtuar se djali i tij do të luajë vetëm për Santa Kruz kur të bëhet futbollist i famshëm. Si shenjë festimin për Zlatanin e vogël, ai do të groposë poshtë stadiumit të këtij ekipi kordonin umbilikal të bebes.

“Kaizeri” brazilian nuk është i vetmi tifoz i Santa Kruz që preferon emra të çuditshëm për fëmijët. Sipas asaj që raporton Globo.com, dy tifozë të tjerë i kanë vënë emrin djalit të tyre Daivid Shevçenko Ksimenes Da Silva, në nderim të Devid Bekam e Andri Shevçenko.

1 komente në “Franc Bekenbauer, babai i Zlatan Ibrahimoviç!”

  1. Diku says:

    hahaha une thashe se vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera,qe shqiptaret u vene femijve emra futbollistesh apo aktoresh te njohur por qekan dhe indigjenet e brazilit shume mire i njejti mentalitet me patriotet e peles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje