Maradona vë bast për Gjermaninë

26 Qershor 2012, 17:18Sport TEMA

Diego Armando Maradona mendon se Gjermania do të triumfojë përballë Italisë kur dy skuadrat të ndeshen në takimin e të enjtes, në gjysmëfinalet e Euro 2012. Ndonëse historia thotë se në takimet zyrtare janë italianët ata që janë shpesh fitimtarë, Maradona nuk mendon se kjo është koha për të respektuar traditat.

“Yjet e rinj të Gjermanisë si Ozil, Kedira e Myler, janë pjekur gjatë këtyre viteve dhe tani po shfaqin formën e tyre më të mirë. Mesfusha e tyre e re dhe lehtësia me të cilën gjejnë golin, i bën favoritë për të fituar turneun, megjithëse do të vihen përballë “maces së zezë” në gjysmëfinale. Ky është shansi i tyre më i mirë për të kthyer fatin përballë përfaqësueses italiane, por bëjnë mirë të mos e nënvlerësojnë atë”.

Ndonëse mendon se Gjermania do të jetë finaliste, Maradona ka folur mjaft mirë për Çezare Prandelin, një trajner që ka kthye përsëri në elitë përfaqësuesen italiane pas disa paraqitjesh zhgënjyese.

“Shumë pak njerëz pritnin diçka nga Italia në këtë Evropian. Kur ishin Kampionë Bote në fuqi, u turpëruan në Afrikën e Jugut. Prandeli trashëgoi një kombëtare të shpërbërë, të kritikuar nga 60 milionë tifozë kërkues”, ishte komenti i Maradonës rreth përfaqësueses italiane.

3 komente në “Maradona vë bast për Gjermaninë”

  1. enofieraku says:

    me i turperuar se ty nga bankina argjentinase nuk ka ikur asnjehere asnje trainer, e ben mire punen e servilit te murinhos.

  2. sander says:

    kembet e tua kane qene gjithmone te arta ….por truri jot ka nji nivel si te femijes 13 vjeç.me ate u linde dhe me sa duket po plakesh…..

  3. Shqipetari,Copenhagen says:

    enofierak e sander!uroj te jeni me realist e te flisni pa pasione,kembet e arta ose me mire i gjithe trupi i njeriut drejtohet vetem nga TRURI qe eshte organi kryesor ne llogjiken e njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje