Trajneri i portierëve në kombëtaren gjermane dhe një nga legjendat e katërkëndorit të kësaj përfaqësueseje, Andreas Këpke, ka treguar se ekipi nuk do të bëjë shumë stërvitje në gjuajtjet e 11-metërshave para gjysmëfinales së Euro 2012 ndaj Italisë.
Edhe ai është i idesë që stërvitjet nuk janë në gjendje asnjëherë të riprodhojnë tensionin e aktit të gjuajtjes së 11-metërshave gjatë ndeshjes.
“Është thuajse e pamundur të praktikosh gjuajtjet e penalltive në stërvitje, nuk të ndihmon në rezultate, pasi nuk ka mënyrë për të riprodhuar presionin psikologjik të cilit i nënshtrohen lojtarët dhe portierët. Lojtarët thjesht i gjuajnë pa përgjegjësi penalltitë gjatë stërvitjes ndaj nuk ka shumë kuptim të praktikohesh. Kur isha lojtar, unë i urreja penalltitë”, tha ai.
Këpke tregoi që Nojer do të jetë i përgatitur me detaje të hollësishme për çdo futbollist italian që gjuan 11-metërshat, ndërsa edhe futbollistëve do t’u serviret një informacion i detajuar për portierin italian, Xhanluixhi Bufon, në eventualitetin që ndeshja shkon në 11-metërsha. Por ai i trembet eksperiencës së italianëve, përballë ekipit gjerman që është në një moshë relativisht të re.
“Gjermania është një skuadër e re në moshë, por edhe ne kemi eksperiencë. Shpresojmë që ndeshja të mos vendoset nga penalltitë, duam të sigurojmë finalen e turneut para këtij momenti”, pranoi ai.
Deshira juaj do te realizohet – do te humbisni brenda 90 minuteshit!
Ouu? Ti elinor shef gje filxhan qe e dike?? ahahah
une nuk jam as gjerman as italian po di te them qe nga 4 cerekfinale qe u zhvilluan vetem italia fitoi me penallti po pse gjithe jeten me breke neper kembe do fitoni
Plako ti jo vetem qe sqeke as me italine as me gjermanine por ti s`ja paske idene futbollit fare.
Nqf se i pe te 4-tra cerekfinalet te gjith ekpertet jan shprehur qe Angli – Itali ka qene cerekfinalja me e bukur dhe nje dominim i qarte i Italise megjithse nuk i eci goli.Kete dominim do ta shofesh dhe kunder gjermaneve mos u merakos.
FORZA AZURRI!
Aqif, e pame diminimin me Spanjen!
Italia mundet, nese ke leke vuri.
Do me falenderosh pas ndeshjes.
Te njejten gje do t’i thoja edhe une flamurtarit. Italia tregon njefare neglizhence ne ndeshjet ne grup por, kur vjen e shtrengohet litari ne fyt, ajo gjithmone e tregon veten. Gjermanet ne anen tjeter nuk dine te luajne futboll. E kane kthyer lojen ne nje ekuacion matematikor te kombinuar me nje disipline te frikshme ushtarake. Edhe ata dy-tre lojtare qe mund te triblojne, nuk guxojne ta bejne nje gje te tille ngaqe rrezikojne perjashtimin nga trajnjeri per dy ndeshje rrjesht, ha ha. Paso ketu, ec pak me top, paso perseri, gjuaj me kembe ose me koke dhe ja ku doli goli. Ku eshte bukuria? Futbolli duhet te kete edhe pak eksitim brenda. Shiko ekipet e amerikes latine; spektakel te dhurojne ne fushe. Ata nuk jane thjeshte futbolliste por edhe akrobate. A humbin? Natyrisht qe humbin por edhe fitojne. 5 here kampion Brazili.
Edhe Italia ka nje futboll shume te mire, me lojtare qe e zoterojne topin mjaft bukur. Kot nuk jane 4 here kampion bote.
Dhe sa per dijeni, flamurtari, une jam me Brazilin…hamendja jote ishte e gabuar. Te them te drejten, me shume shqetesohem kur Brazili luan kunder Italise sesa kunder gjermaneve. Me keta te fundit, Brazili nuk ben gje tjeter vecse nxjerr kunjin me ta.
Italia do ndjeke traditen shoku mos ki merak.Ti skender mund ta shesesh gamorin dhe te siguroj qe do blesh nje makine nqs ve bast per Italine.Shko kendoju dhe njehere ke babai i teqese………
Gjermania do te fitoje me italijanet 3 1 do dali ndeshja
genjeshtra e radhes;ITALIA EKIP I MADHE.lerjani kohes se dhe pak dit na ngelen,me anglin qe ishte si kooperativ ju pame mire se c’bet,dhe me kroatcin,dhe me irlanden prandaj mos u nxitoni.spageti bolonez.