Një tifoz i pacipë anglez, që uli mbathjet e tij në një tentativë të fundit për të ndaluar Italinë që të shënojë penalltinë, ka folur për mediat britanike. Ai është një milioner i quajtur Tim O’Leary. Patrioti 35 vjeçar uli mbathjet në kohën kur Diamanti po gjuante penalltinë.
Po tentonte të kapte vështrimin e Diamantit, por nuk ia doli. “Po përpiqesha të bëja timen. Do bëja gjithçka që Anglia të fitonte, por për fat të keq nuk funksionoi,” tha ai.
Ai nuk ishte ulur në atë vend, por nxitoi për aty kur pa se Anglia po humbiste. “Vrapova sepse e dija që do humbisnim dhe doja të nxirrja jashtë loje atë djalosh,” thotë ai.
O’Leary, që ka në pronësi një shtëpi 6 milion sterlina pranë John Terry-t, thotë se gruaja e tij, Klara, që është në muajin e tetë të shtatzënisë, e pa gjithçka nga shtëpia dhe iu duk shumë, shumë qesharake.
Vetem per popullin tone po mundohemi!