Rënia e Anglisë, akuzohet Alex Ferguson

27 Qershor 2012, 12:43Sport TEMA

Eliminimin e Anglisë nga çerekfinalja e Euro 2012, analistët sportiv po e komentojnë në mënyra të ndryshme. Ka të tillë që eliminimin e Anglisë e lidhin edhe me trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Fabio Capello mendon se Anglia është eliminuar nga lojtarët e Manchester United. “Anglia ka vuajtur pasojat e Sir Alex Ferguson. Gjatë punës time me Anglinë unë kam kuptuar se ata janë të dirigjuar nga Ferguson. Ai ua ka bërë të qartë se nuk ja vlen të luash mirë për Anglinë, ashtu siç luan për Manchester United. Shikoni Rooneyn, nuk të ngjan me një Rooney të vërtetë. Young e Wellbeck janë dembel e të kujdesshëm kur luajnë për Anglinë” deklaroi Capello.

Edhe analisti Martin Samuel e sheh Fergusonin si një nga fajtorët e eliminimit të albionëve. “Viteve të fundit unë isha i pari që kam dhënë këtë teori. Lojtarët e United po duken si të kërcënuar për të dhënë maksimumin në kombëtare, faji është tek Fergie” deklaroi Samuel.

3 komente në “Rënia e Anglisë, akuzohet Alex Ferguson”

  1. shkodran prej xhabije says:

    shume vertete .. shikoni rooney gati 10 kiole mbi peshe skishte fuqoi te vraponte dhe me e keqja ne dy ndeshje nuk fitoi asnje dylyftim . me munch kur lluan ska lojtar ne bote qe ja merr topin [prej kembeve

  2. fiku says:

    eshte e vertete se anglezet duken sikur nuk kane pike interesi kur luajne me kombetaren e tyre. Runi per mua nuk eshte ndonje lojtar qe ben diferencen e bashke me te edhe yjet sic jane Lampard, Gerard e deri diku Terry. Te vjen keq se ne vleresimin e vleres se tyre ne treg keta lojtare jane shume me lart sesa pjesa me e madhe e lojtareve italiane qe i eleminuan me merite nga europiani. Meerni vetem shikoni vleren e Runit ne transfermarkt.de dhe do te shikoni se me ate vlere qe ka ai mund te “bleje” pese futbolliste te kombetares italiane.

  3. Eri says:

    Gjithe ky debat lindi pasi Rooney deklaroi se me mire qe u zgjodh Hodgson si trajner, sepse s’do kemi humbje ne perkthim, nderkohe qe Kapelo iu pergjigj se Roney kupton vetem dialektin skocez te Sir Aleksit.
    Me sa duket Kapelo ka pasur deri diku te drejte, Anglia ishte per turp ne ndeshjen me Italine edhe pse trajneri ishte anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje