Lahm: Bëmë gabime idiotësh. Lëv: Titujt nuk fitohen me fjalë

29 Qershor 2012, 10:30Sport TEMA

Zhgënjimi i pabesueshëm në radhët e Gjermanisë pas eliminimit nga Euro 2012 dukej qartë në fjalët e protagonistëve të cilët kanë kritikuar veten për paaftësinë për të shkëlqyer në momentin kur duhej më shumë.

Kapiteni Filip Lahm, ka qenë i pari që ka kritikuar gabimet e prapavijës në golat e pësuar, mes të cilëve edhe atë të tijin në momentin e golit të dytë të Mario Balotelit. “Është shumë e rëndë për ta pranuar, kemi bërë disa gabime idiotësh dhe prandaj erdhën golat e tyre. Kur je në disavantazh me Italinë, bëhet shumë e vështirë të rikuperosh”, ishin fjalët e tij.

Ndërsa trajneri Lëv ka pranuarse ka patur një farë mendjemadhësie nga ekipi i tij përballë italianëve, të nënvlerësuar gjatë këtij turneu por që kanë treguar kundër ekipeve të mëdha se janë më të mirë se sa mendohej.

“Kjo është pjesë e evoluimit të një skuadre, nuk mund ta fitosh një titull vetëm duke folur për të. Edhe spanjollëve iu desh të prisnin për një kohë të gjatë për të fituar”.

“Na kanë ndëshkuar gabimet që kemi bërë dhe kundër një skuadre si Italia nuk kishim çfarë të bënim. E dinim shpejtësinë dhe aftësinë e Balotelit, por gjithsesi na ndëshkoi me dy golat e tij. Por ne shohim me besim drejt të ardhmes pasi kemi një skuadër të re”.

“Gjithsesi, momenti është shumë i vështirë. Por të futeni tani në dhomat e zhveshjes askush nuk është në gjendje të flasë, ka vetëm lot nga futbollistët, zhgënjimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi bërë një turne të mirë dhe ekipi do të mësojë shumë nga kjo eksperiencë”.

25 komente në “Lahm: Bëmë gabime idiotësh. Lëv: Titujt nuk fitohen me fjalë”

  1. semi says:

    keto qe thote ky trajner me duket sikur thote dua te vazhdoj te jem akoma trajner i kesaj kombetare , me lini te vazhdoj punen. E mori me vrull te madh gjermani, por i harroj se ka skuadra me te mira se ajo.

    1. arjani says:

      Lev nje trajner pordhac mendjemadh.Mire qe nuk e kish studiuar Italine perpara por nuk denjoi qe te pakten 10-15 minutat e para ta studionte.Futbolli nuk eshte shifer. Ekonomia eshte e tille.Keshtu eshte kur molepsesh nga tangerlliku ekonomik gjerman dhe nuk ben dot diferencen.
      Skuadren gjermane deri ne 1/2 finale e con cdo lloj traineri.

    2. xhoni says:

      Kurre nuk e kam pare GJERMANINE te luaj si nje skuader kooperative,si kete radhe!!
      KURE NUK BINDEM,SE KJO NDESHJE NUK KA QENE NJE TRUKIM BOTEROR NGA KOMPANITE E BASTEVE!!!
      Nuk eshte per t’u habitur:Kur luftonte SHBA-ja me IRANIN,presidenti i SHBA-se NIKSON i shiste prapa kraheve armatime IRANIT!!!
      HAAAAA!!!

      1. xhixhi says:

        mos u fshihni prapa gishtit,trukime hahaha tipike e tifozave qe asnje ekip nuk deshiron ti kete pas vetes.
        Nese do te kisha mundesi per zgjedhje midis humbes sportive(ne fushe) dhe humbjes se trukuar(per shkak bastesh) preferoj te paren,fshehja se pas humbjes ishte trukimi (absolutisht e pavertete) eshte e ulet,
        Vertet besoni se ata lojtare qe luajne per ngjyrat e Gjermanise do ta tradhetonin kombin gjerman ne kete pike te kampionatit?
        Gjermanet mund te kene shume gjera negative por tradhetine ndaj kombit te tyre joooooooo!
        Vertet mund te beni tifozllek prap per Gjermanine kur jeni te bindur se rezultati mund te jete i trukuar?
        GABIM FATAL(E KUPTOJ QE DUHET GJETUR NJE JUSTIFIKIM PER HUMBJEN POR KY ESHTE I PAPRANUESHEM)

        BASTET HAHAHAHA KY PO QE ESHTE SHKAK

  2. dajsami says:

    A i lejohet Gjermanisë të fitojë?

  3. abcde says:

    Merkel refuzon eurobonot: S’bëhet, sa të jem unë gjallë
    Share
    Bota&Rajoni e Enjte, Qershor 28th, 2012
    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka refuzuar fort politikën e eurobonove dhe borxheve të përbashkëta, duke deklaruar se “nuk do të ketë eurobono, sa të jem unë gjallë”. Për idenë e aplikimit të eurobonove, të diskutuar kohë më parë nga liderët e vendeve të tjera të BE-së, Merkeli i druhet faktit se kështu Gjermanisë do t’i duhet të paguajë për të gjithë. Ideja u diskutua edhe në takimin e Merkel në Romë me tre liderët e ekonomive më të mëdha të zonës, Presidentin francez Fransua Holande, Kryeministrin italian Mario Monti dhe Kryeministrin spanjoll Mariano Raroy. Merkel e ka refuzuar nxitjen e fundit për borxh të përbashkët, si një mënyrë për zgjidhjen e krizës së vazhdueshme në eurozonë. Në një fjalim përpara Parlamentit gjerman, ajo tha se prezantimi i eurobonove do të ishte ekonomikisht i gabuar dhe antiproduktiv. Pak përpara Samitit të BE-së ku do të diskutohet për krizën, Merkel mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin francez, Fransua Holande, ku të dy ranë dakord se nuk ka një zgjidhje shumë të shpejtë, por BE duhet të veprojë drejt një unioni monetar më të thellë.
    Krahasimi
    Një gazetë gjermane e ka krahasuar krizën e eurozonës me periudhën e viteve 1930, e cila solli në pushtet Hitlerin, nazizmin dhe Luftën e Dytë Botërore. Gazeta konservatore e këtij vendi, “Die Welt”, bën krahasime me periudhën e errët të 80 viteve më parë. “Spektri i krizës financiare që kulmoi me ngritjen e partisë naziste të Adolf Hitlerit dhe Luftën e Dytë Botërore, po ngacmon Europën”, thuhet në shkrim. Në maj të vitit 1931, “Creditanstalt”, e themeluar në Vjenë nga dinastia bankare “Rothschild”, falimentoi. Rënia e saj pas një problemi që nuk gjeti zgjidhje me një rival, nisi një krizë që e la Gjermaninë dhe Europën Qendrore me banka të falimentuara dhe shkaktoi falimentime në Europë dhe Amerikën Latine. Efekti u ndje edhe në standardet botërore të floririt dhe politikat e Rezervave Federale në SHBA. Evald Nouotny, guvernator i Bankës Qendrore Austriake, tha në një konferencë në Vjenë këtë javë se: “Kur nisi kriza e madhe në periudhën 2007 dhe 2008, sinqerisht ky mendim vërtitej tek të gjithë ne, çdo guvernator banke qendrore mendonte se duhej të evitoheshin gabimet e viteve ‘30″.
    A i lejohet Gjermanisë të fitojë?
    28 Qershor, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Bota | Shkruar nga: TemA
    Share21

    Sa te jem gjalle
    Ethet e përplasjes mes Italisë dhe Gjermanisë kanë kapluar shumëkënd në Shqipëri, por në Gjermani debati po zhvillohet pak më ndryshe. Disa përfaqësues të partive të vogla si Të Gjelbrit dhe Të Majtët kërkojnë që të bëhet kujdes, për të mos treguar nacionalizmin gjerman. Ata kërkojnë që të ulen tonet sa më shumë të jetë e mundur përpara këtyre përplasjeve.
    Në studiot televizive diskutohet pikërisht se a duhet të jenë gjermanët nacionalistë apo jo në këtë Europian.
    Kurse Der Spiegel ngre pyetjen se a i lejohet Gjermanisë që të fitojë këtë Europian. Duke mundur Greqinë, Italinë e më pas Spanjën, vendi do tregonte një dominancë në futboll. Dhe të mos harrojmë se po mund tre vendet më problematike sa i përket ekonomisë. Pamjet e njerëzve që djegin flamurin gjerman janë bërë normale në disa vende, ndaj gjithë kjo urrejtje mund të shumëfishohet. Spiegel tenton të ulë tonet kur shkruan se në fakt gjermanët kanë një nam të mirë jashtë vendit. Ata nuk harrojnë të shkruajnë se janë pikërisht të huajt që po i kërkojnë Gjermanisë të marrë rolin e liderit për të shpëtuar eurozonën. Por fabula nuk është kaq e thjeshtë. E përditshmja gjermane Die Welt theu një tabu para pak ditësh kur tha se situata në Europë është e tillë si në vitet ’30 të shekullit të shkuar, kur Gjermania prodhoi një monstër si Hitleri. Kancelaria gjermane tashmë është nën akuzë jo vetëm nga mediat e huaja, që e kanë kryqëzuar jo pak herë, por edhe nga mediat gjermane, që janë kapur fort pas një deklarate të çuditshme të saj se nuk do të lejojë eurobonot sa të jetë gjallë.
    I përzier me politikën futbolli po bëhet ndoshta pak i shëmtuar, por po na tregon edhe njëherë se sa thellë i ka rrënjët kjo krizë.

  4. Poshte Politika dhe Bastet ne futboll! says:

    1982 – Skandal bastesh në Itali, i përfshirë dhe Paolo Rossi – Italia Kampione Bote:
    2006 – Megaskandal i Calciopolit – Italia Kampione Bote;
    2012 – Superskandal bastesh në Itali, arrestime – Italia Kampione Europe?

    RASTËSI…??!! KURRE!!!

    TË MOS HARROJMË, QË ITALIA I KA FILLUAR POSHTERSITE JASHTË FUSHE QË NË VITET ’30:

    Itali–Brazili 2:1 – Gjysmëfinalja e TRUKUAR e Botërorit 1938

    Një kombinim i rezultatit në një ndeshje aq të rëndësishme, as që mund të merret me mend. Mirëpo, Leonidas, yll i futbollit brazilian para arritjes së Peles, ishte lënë në bankinë befasisht në këtë duel dhe në atë kohë nuk ekzistonin zëvendësimet. Selektori Ademar Pimenta ishte arsyetuar se e kishte lënë të pushojë para sfidës finale. Por, dyshimet për këtë vendim ekzistojnë.
    (http://kohasport.net/top-10-ndeshjet-kurdisura-te-kombetareve)

    1. fule says:

      Sinqerisht deri diku edhe kuptohet gjithe ky vrer i juaji…
      Permast e disfates se djeshme jane te renda per tu gelltitur edhe per nje kohe te gjate. Po veshtire se gjeni ngushellim te teorite konspirative.

      Tashti…u fol per rrylat Gjermane qe do asfaltonin Italine. Por pame karrocen e Lymit qe nuk ecte dot ne asfalt.

      Nje gje kam per tifozat Albanez. Mos u qani si PEPINO :), perballojeni disfaten me dinjitet sic e perballuan lojtaret gjermane pas ndeshjes.

  5. Landi- Sverige says:

    Propaganda nacionaliste gjermane me Bild ne krye menduan se behej nje krahasim i ekonomise gjermane me vendet e jugut te perfshira nga kriza ekonomiko-financiare, dhe jo per nje ndeshje futbolli! Por tashme mentaliteti i tyre duhet te ndryshoj, te pakten me italianet: “il calcio e quello sport che si gioca undici contro undici e alla fine vincono i tedeschi solo se non incontrano gli italiani”. Hahahaha…! Vazhdoni te qani merkelian!
    Forza Azzurri!

    1. dritani says:

      Kjo batute eshte ne fakt modifikim i thenies se famshme te Gary Lineker kur e pyeten se c’mendonte per futbollin pasi la karrieren :

      “Soccer is a game for 22 people that run around, play the ball, and one referee who makes a slew of mistakes, and in the end Germany always wins.”

  6. tifozi says:

    Te gjithe ju tifozet italiane ose “pepinot” italiane nuk dini te flisni realisht se kur ka fituar me merite Italia. 2 tituj boteror i ka fituar ne kohen e Duces, titullin e 2006 e ka fituar me arbiter (kujtoni Itali-Australi 1-0,penallti e pamerituar minuta 90).
    Beni mire te flisni pas finales!

    1. elinor says:

      O tifozi; po kerkoja ne lidhje me titujt e Italise por nuk po gjej gje te thuhet aty nese e fitoi me merite apo jo!! Ik mor mik tani; jo po do fillojme tani diskutimet ne cilin vit e meritoi Italia dhe ne cilin vit e meritoi Gjermania!! Pse e degjeneroni debatin?? Italia i mori frymen Gjermanise dhe pike! Te mos ishte per ate penallti qe ata moren jo me zotesine e tyre gjermanet nuk e shikonin ndonjehere rrjeten e italianeve te shkundej ashtu sic ia shkundi merimangat Balotelli vecanerisht me golin e dyte! C’ishte ajo predhe ashtu more?? Haha, portieri gjerman nuk lujti vendit por vetem ra ne gjunje, pak nga tronditja e pak nga ajo qe iu kthye fusha mbrapsht – “mos o Zot ca po ndodh keshtu se nuk po me besohet??”
      I sugjeroj Gjermanise te luaje edhe nje ndeshje me Greqine (miqesore) qe ta munde sa per ngushellim.. ha ha.

    2. henri says:

      Plako sa mire tu kujtoka kjo “penalltia” me Australine dhe s’mbake mend fare gjysem finalen ne Dortmund 1 shtylle 1 traverse dhe 2 gola. Bej refresh…

  7. kali kuq e ka nji huq says:

    doja ta fitonin gjermanet ..ata humben ok…taní shpresoje ta fitojne azzurrit kam respekt per Buffon por me e rendesishmja eshte kurvat e greqise u rrahen keq dhe akoma me keq te rrahur ekonomikisht per nja 50 vjete te tjera…hahahahahahahaaaaaaa

    Gjithsesi 1 DEUTSCHLAND ÜBER ALLES do jete gjithmone 1 DEUTSCHLAND ÜBER ALLES…në 1 menyre apo 1 tjeter,në futboll akoma si ka ardhur radha…

    per momentin Forza Azzurri!

  8. elinor says:

    Nga na u zhduken ata tifozet gjerman more amani se na shurdhuan veshet deri 2 ore para ndeshjes me gjithfarelloj filozofish?? Jo po Gjermania keshtu e, jo po pepinot jane vetem per baste…
    Pata fatin shume te keq qe nuk munda ta ndjek ndeshjen (ne rastin me te pare do ta shikoj te gjithen) por i kapa disa momente loje te perseritura qe nga minuta 86. Gjermania me Italine?? As nuk i afrohet afer! Teknika qe zoterojne futbollistet italiane eshte e paarritshme nga ata gjermane. Zbor, zbor iu benin. E gjithe loja e gjermaneve bazohej ne krose nga krahet…pfffff, ekip qe s’dine te organizojne nje sulm perpara zones. Kjo tregon eshe njehere qe paraja luan njefare roli por nuk eshte decisive. Fiton gjithmone ai qe luan me shpirt dhe beson me shume ne fitoren. Gjermanet dje ishin futur ne loje me mendimin arrogant qe do ta fitonin me cdo kusht por prape se prape ata nuk e besonin shume kete gje dhe kjo ishte shkaterruese per ata. Bravo italianeve! Kam bindje se edhe ndaj Spanjes do te fitojne. Do te jete nje ndeshje mjaft e bukur me dy ekipe qe vertete dine ta perpunojne topin.

    1. homeri says:

      —-Ne fakte ITALIA nuk e ka trasformuar shkollen e saj — pala lunga e pedalare – , ne te kundert pam nje gjermani qe tashme nuk perfaqeson shkollen gjermane – futboll racional – por cfar pret nga nje trajner qe ka luajtur ne ligen zvicerane fotbooll. Un jam tifoz i gjermanise por i gjermanise se BEKENBAURIT e shkolles gjermane . –kjo gjermani nuk eshte –yber ales– ne kete ekip gkysma nuk jane me gjak gjerman .
      —Gjermania do te behet fituse ne futbool kur ne ekipin e saj te jene vetem gjermanet

  9. munchen says:

    gjermania ben mire te rishikoj futjen e 7 lojtareve bavarez ne formacionin baz,bayern eshte nje ekip tipik gjerman me lojtar egoist dhe te pa afte.bastuber,kros,gomez jan deshtimi i gjermanis.kreret e bavaris kan ndikim te madhe ne kombetare dhe perfundimi dihej.italia si dhelper qe eshte diti ta shfrytezoj kete dhe mir beri,ju dha dhe nje her leksion deshtakve bavarez.mir do te ishte finalia portugali itali se dhe spanja se meritonte finalen,me cop se gjermania ishte po e ndimoj fati.italia kam besim se di ti fitoj finalet,bravo prandeli.

  10. TOTILA says:

    K USH KA FITUAR PA MERITE ? ITALIA. JU NUK NJIHNI ABC E FUTBOLLIT . E VETMJA SKUADER NE BOTE PAS BRAZILIT ESHTE ITALIA QE I KA FITUAR ME MERITE TE PAKTEN 2 TITUJT E KAMPIONIT TE BOTES 1982, 2006 . AZURRET JAPIN SHPIRTIN NE FUSHE ,LUAJNE ME DJERSE DHE ME GJAK ,JANE TE PAKRAHASUESHEM ,KJO ESHTE KARAKTERISTIKE KOMBETARE . GJERMANIA ? KA QENE E PERKEDHELURA E F.I.F.A-as ,U.E.F.A.-as .vetem nje titull ka mare me zotesi ATE NE 1972 DHE GJITHE TE TJERET I KA MARE ME NDIHME SI NE 1974, 1980 ,1996. NUK KAM KOHE QE T’U RENDIS FAKTE SEPSE DO TU HAJA KOHE . GJERMANET KUR VJEN PUNA TEK ITALIA NE FUTBOLL DUHET T’A MBYLLIN GOJEN. ME HABIT FAKTI SE SI MUND TE JESH TIFOZ ME GJERMANINE ,KUR ATA NUK KANE ASGJE ,PERVECSE KAPADAILLEKUT . VETEM NE 1972-1974 KA PATUR NJE EKIP KOMBETAR GJERMAN PER T’U PATUR ZILI .E CUDITESHME POR QYSH PREJ ATEHERE GJERMANET NUK KANE NXJERRE AS NJE TALENT . E CUDITESHME ,DHE TURP PER NJE KOMB QE MER LENDE TE PARE NGA AFRIKA ,TURQIA DHE POLONIA.

    1. Bobi says:

      Jam tifoz me gjermanin por dje italia fitoi dhe bravo i qofte.
      Por te thuash qe gjermania nuk i ka titujt me merite eshte turp. Perhere eshte afer trofeut dhe eshte mundur gjithmone nga ekipe me emer dhe ne forme.

      Ju ju ka eleminuar zelanda dhe sllovakia. Kshuqe mos na boni ter-ter. Fitut bravo ju qofte. Ne 2006 me merite hahahahah, boheni qesharak. Jeni msu perhere me ja fut albitrit dhe ekipeve te tjera kur eleminoheni por te pakten tregohuni burra pepino dhe kur albitrat jane ne krahun tuaj. Europianin ta fitoj si Spanja si Italia se jane me merite aty.
      Por mos harroni se para se te kalonit grupin ju ndihmoi spanja. Fillun pepinot tu permend 2-2. Edhe kush e permen pepinot qe cdo kater vjet akuzohen per baste-shitje-blerje neshjes.

  11. arian says:

    Të nderuar komentues!
    natyrisht nuk dua të bëj gjykatësin por le të hedhim një sy mbrapa nëpër vite, qoftë edhe larg!
    Në futboll lejohen të gjitha mjetet e mundshme dhe zakonisht sfidat e mëdha fillojnë shumë më parë se 90 minutëshi i rregullt. Pra me këtë llogjikë, gjithkush bën ç’është e mundur për të arritur atje ku ai do. Mbi të tëra deklaroj se mbështes Hollandën nga viti 1978 kur sapo pata filluar të mbaj mend pamjet e para nga futbolli, pra, dua të jem asnjanës!
    Italia!
    Italia është i vetmi ekip i aftë që të kthejë në dramë për të çdo ndeshje me kundërshtarë më të vegjël se ajo por mbi të tëra, dramë në kuptimin e plotë të fjalës, mbeten për të ndeshjet e fundit në grup! Mjafton të kujtojmë Itali-Kamerun më 1982, eliminimin që në grup nga Rumania 0-1 në Bukuresht para Euro 1984,fitoret e varfëra në grup më1990 në kampionatin botëror në shtëpinë e saj dhe me formacionin më të mirë të të tëra kohërave, ndeshjen e humbur me Irlandën më 1994 dhe drama e fitores ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit, ndeshjen e fundit në grup ndaj Gjermanisë me penalltinë e humbur të Xolës dhe eliminimin e tyre, fitoren ndaj Australisë në min. e ’90 në Gjermani, ndeshjen e fundit në grup ndaj Rumanisë në Euro-n e fundit me penalltinë që Bufon i priti Mutu, ankthi i ndeshjes së fundit ndaj irlandës dhe veshi në radio nga Spanjollët këtë kampionat etj, që mund të mos i kujtoj tani. Por, një gjë dëshmon historia, se në qoftë se ky ekip nuk “vritet” në grup në ndeshjen e fundit, është shumë e vështirë të vdesë më pas! Që do të thotë se ata dinë të përleshen me çdo lloj kundërshtari, mos harroni, Argjentinë, Brazil, Gjermani dhe…kampionë më 1982 në Spanjë!
    Gjermania!
    Ata gjithnjë duan të arrijnë deri në fund! Janë Gjermanë!
    Kujtoni Gjermaninë e Hitlerit që përvetësoi ekin “Vundertim” të Austrisë, kujtoni se më 19954, pasi patën humbur 8-3 në grup dhe në 18 minutat e para pasi humbisnin në finale 0-2 nga Hungaria…arritën të fitojnë 3-2 dhe për herë të parë u shpallën kampionë bote! Vetëm pas shumë-shumë vjetësh, dikush nga ai grup futbollistësh pranoi se doktorët u patën dhënë disa substanca ose medikamente të “çuditshme”, Kujtoni që më 1982, sapo Hrubesh shënoi me kokë në minutën e 18-të në mos gaboj, pjesa tjetër e lojës ishte…pasa me njëri tjetrin dhe u eliminua Algjeria, kujtoni se pranuan të humbisnin nga Danimarka 0-2 më 1986 dhe të dilnin të dytët që të përplaseshin me Marokun dhe jo me Spanjën…
    Kujtoni se kanë aq momente të lavdishme në futboll, duke u përleshur deri në fund dhe këtu duhen orë ti shkruash! Sigurisht kjo u jep të drejtën në vetvete të quhen të pamposhtur dhe shpesh bien viktimë e vetvetes dhe kjo duket nga rezultate të tilla si 0-1 me Gjermaninë Lindore më 1974, 1-2 me Algjerinë më 1982, 0-1 me Spanjën më 1984 por mbi të tëra, elimini i tyre me barazim 0-0 në Tiranë më 1967 apo fitorja me 2-1 për të cilën akoma edhe ata besojnë se më shumë,Perlat Musta e lejoi topin të verë në rrjetë se sa shënoi vetë Gerd Shtrah ndryshe nuk kualifikoheshin me barazim për France 1984 dhe kjo ndodhi vetëm një vit pasi na patën mundur 8-0!
    Kujtoni që në emër të disiplinës kanë djegur lojtarët më të mirë në botë sipas roleve, Bërnd Shuster, Harald “Toni” Shumaker, Mario Basler dhe Stefan Efenberg!
    Deri më dje ata akoma nuk patën mundur zyrtarisht vetëm një ekip! Italinë!
    Që nga dje, do tu duhet të presin akoma ditën të cilën do të fitojnë më së fundi një duel me ta!
    Respekte të tërëve dhe atyre që patën durimin të më lexojnë!

  12. askushi says:

    Ngushellime tifozve gjerman!
    Takimi i djeshem ishte nje ballafaqim mendimesh taktike te trajnerve,realizuar sipas nivelit te lojtarve.
    Ne planin taktik,skuadra gjermane,nuk kishte bere ndryshime ne loje.Kjo vinte nga fitoret e njepasnjeshme dhe besimi i tepruar ne fitore.Ajo qe binte ne sy ishte vetem ndryshimi i krosimit te topit ne loje,duke zgjedhur kete rredhe krosin e larte.
    Ndrimet ne skuader u bene me vones,te imponuara nga ato te sk.italiane.
    Kontrolli i lojes nga trajneri u be me mjafte emocion,ku ne mjafte raste sk.gjermane luante pa udheheqjen e trajnerit.
    Skuadra italiane, ne veprimet taktike ne mbrojtje, neutralizoi sulmet nga krahet,sidomos krosimet nga krahu i djathte nga Schwensteiger dhe Khedira ,duke i hequr mundesin e realizimit te golit sk.gjermane.
    Te dy golat mbajne autorsine e Balotelit,ne formen e tij me brilante.Duhet theksuar se morri dy pasime te arta,njeri me i bukur se tjetri.Cassano me mjeshteri driblon dhe e dergon topin me telekomande.Me dy pasime realizohet goli i dyte,Balzaretti – Balotelli.Kundersulm model.
    Ndrimet ne sk.italiane e kthejne ate nje jave me mbrapa,ne rastet e humbura,ne mos shenimin e golit.Vetem ne kete rast mund te themi se u nxitua trajneri italian.
    Italia eshte larguar nga loja e saj tradicionale,mbrojtja zonale + kudersulm.Loja e saj fillon tani ne mesfushe,ka shkurtuar rrugen drej portes,nuk eshte cudi ta gjeje shume shpejt perseri golin.
    Italia perseri Kampione.

  13. fshatari says:

    Askush nuk diskuton se si do ishte po te kishte shenuar golat gjermania qysh ne minutat e para?vetem jepen komente pa baze dhe lavderohet italia!

  14. askushi says:

    Ti thua po te kishte halla k… do quheshe daje.

  15. luis says:

    Kuptohet se opinionet gjithnje shkojne ne drejtimin e fituesit dhe kjo eshte e natyrshme por qe te behet nje vleresim i sakte se cila skuader qendron me lart ne futbool kjo asnjehere nuk mund te thuhet me saktesi perderisa pas ndeshjeve ne grupe eshte metoda e eliminimit direkt me nje takim.
    Historikisht dihet tashme qe Italia ka qene gjithnje fituese ndaj skuadres Gjermane dhe per mendimin tim kjo ka edhe arsyet e veta dhe keto lidhen edhe me gjendjen emocionale te futbollistave kur kane perballe kundershtarin.Per shembull Gjermania asnjehere nuk e ka pasur problem ekipin francez edhe kur keta te fundit kane qene ne ditet me te mira te tyre dhe ketu kujtoj kohen e Platinise se famshem qe vete me gojen e tij e theksoj keshtu edhe sikur gjermanet te jene ne grahmat e fundit ne na mundin.
    E pra keta franceze e munden Italine ne 98 po ne vendin e vet dhe u bene kampion bote.
    Mund te thoni ju se edhe italianet u hakmoren ndaj tyre dhe u bene kampion bote,po zoterinj mos te harrojme se Italia doli ne saj te fatit ne kete kampinat,se mos vetem ne kete kampionat por edhe ne kampionatet e meparshme gjithnje me breke nder kembe si i thone nje fjales,por merr revansh ne ndeshjet direkte sepse me ekipet e medha hyn ne loje pa emocione e ndersa gjermania qe duket ne shume raste e pamposhtur pikerisht ne keto takime dhe sidomos ndaj atyre qe nuk ka patur epersi tradicionale e peson dhe leshohen ndaj tyre edhe me epitete fyese.
    Per mendimin tim po te zhvilloheshin kampionatet me grumbullim pikesh jam i sigurte se Gjermania do ishte gjithnje fituese sepse ajo nuk te fal dhe do korrte fitore te njepasnjeshme e ndersa Italia do mundej edhe nga at skuadra qe nuk kane emer.
    Ne ndeshjen e djeshme dukej qarte se gjermanet hyne ne loje me nje fare kompetence por qe brenda tyre ndjehej edhe frika se mos do ndeshkoheshin perseri nga ky ekip gje qe ndikon shume ne keto raste e ndersa italianet nuk kishin aspak emocion dhe kesisoj u dha atyre forcen morale.
    Neqoftese Gjermania ka probleme me dy ekipe ne bote sic eshte Brazili dhe qe nuk mund te mohohet se eshte ekipi me i mire ne bote dhe me Italine me te tjerat pothuajse nuk i ka aspak problem duke mos prejashtuar ndonje rast e ndersa italia ka te kunderten fiton ne jo pak raste me ekipe te medha ngaqe hyn ne loje me mendimin se humbjen e kemi te sigurte por duhet te bejme te pamunduren qe te fitojme dhe kjo i jep siguri se ka te beje me gjendjen emocionale qe eshte kryesorja e ndersa me ekipet e dores se dyte humbet ne te shumten e rasteve.

  16. Koloneli says:

    Cna cate trapin. Tifozi Shqiptar me Italine behet per hallin e gruas ose dashnores, se i pelqejne flokellustruesit Italiane. Gjithe vajzat i ke me bluza Buffoni, ose ne kohe te vet Baggio, Maldini, gjithe bukuroshat sumcet e bukura te Italise vdesin vajzat shqiptare. E pse jo, si mashkull, car do i thush, qe jam me Gjermanine se idealizoj eficencen e tyre si komb, aftesine per te luajtur nje futboll mashkullor dhe pa shume llafe. Jo, do thush e do bohesh si hermafroditat Italiane se ashtu ke eficience ne te tjera fusha. Eshte ceshtje si me gjujt e me u adoptu. Gjermania ne kete aspekt eshte nje ekip jo shume seksi ne fakt, ku gjithmone o ka qene i perbere nga druvare eficiente, ose ne rastin e fundit nga druvare deficient me kryedeficientin Loew.

    Prandaja mos na beni si filozofa qe merrni vesh nga futbolli, se po te jete per futboll te bukur spektakel dihet kush eshte, Brazil, Argjentine, Hollande e se fundmi Spanja(ketu opinioni eshte i ndare) qe ka adoptu lojen totale Hollandeze dhe e ka shndrru ne nje tiki taka carje trapi.

    Italia o ekip sexy, vajzat e dun, madje dhe une here pas here jam bere “tifoz” sipas situates, por kaq, pse beni sikur ju kane sha nonen kur ju shajne italine, ose dashnoren. Baaah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje