Jurgen Klinsman beson se Gjermania është kthyer në një prej forcave më dominuese në futbollin ndërkombëtar dhe e meriton të fitojë Euro 2012. Përfaqësuesja gjermane ishte finaliste e Euro 2008, ndërsa u eliminua në gjysmëfinale në Botërorët e viteve 2006 dhe 2010.
47 vjeçari Klinsman, i cili ishte trajner i ekipit në vitin 2006, mendon se tani ka ardhur koha që kjo kombëtare të fitojë një trofe ndërkombëtar.
“Shpresoj që Gjermania ta dominojë këtë turne duke fituar trofeun. Ne tani kemi një brez me aftësi të ndryshme dhe secili prej këtyre lojtarëve është mjaft interesant. Kjo është një skuadër që mund të bëjë diferencë në një turne. Gjermania meriton të fitojë një trofe si ai i Kampionatit Evropian. Ne zakonisht kemi forcën e brendshme për t’iu përgjigjur çdo sfide. Duhet të besojmë se mund të kalojmë çdo rival, ashtu siç bën Spanja”, tregoi ai.
Klinsman ka zbuluar se mban kontakte të vazhdueshme me Joakim Lëv, zëvendësin e tij në Botërorin 2006 dhe që atëherë trajner i përfaqësues gjermane.
“Lëv është një mik i vërtetë, më shumë se trajner i Gjermanisë apo asistenti im në vitin 2006. Ne flasim me orë të tëra për futbollin, është një privilegj që flas rreth ndeshjeve me të. I kam treguar se mendoj që ekipi i tij luan thuajse në perfeksion. Por gjithashtu i kam thënë se me stilin e tij të lojës rrezikon shumë, arsye pse duhet që të shpërblehet me një trofe”, tregoi trajneri gjerman që aktualisht drejton përfaqësuesen e SHBA./lajmeshqip
Fatkeqesisht, aty ne liber shkruhet vetem kush e fitoi…jo kush e meritoi!!
Klinsi eshte njeri i madh mbi te gjitha!
Xhentelmen i VERTETE!
Kam patur fatin ta takoj dy here kalimthi nga 2-3 minuta!
Ai nuk po behet xheloz per arritjet e zevendesit te tij, perkundrazi po e komplimenton hapur dhe me te drejte!!
Gjermania eshte me mire se cilado tjeter kombetare kete europian!!! Statistikat e viteve te fundit jane ne favor te Gjermanise.
Nuk fiton gjithmone me i miri!
Beckenbauer ka thene nja 10 vjet me pare:
” Nese doni futboll te paster largoni kompanite e basteve!”
Italjonet fituan me merite sot!
Gjermonet nuk diten te fitonin!
Suksese futbollit italjan kunder futbollit tika-taka!
E perse e meriton Gjermania?????????????
wert,,,, nuk e di se nga je por nga futbolli qenke trap fare ,,,, e pse e meriton gjermania???? pyet ti ?? sepse eshte skuadra ma e mire e europianit ka mundur cdo skuader si askush tjeter ,,, kjo gjermani qe kur e mori klinsman ne dore ka vetem rritje ne 2006 ne 4 ne 2008 ne finale ne 2010 ne 4 edhe ne 2012 i bie te jet kampion doni apo sdo ju breshkaxchite ,,, futbolli luhet me futbollista jo me shitje e blerje ndeshjes
ACHTUNG!!!!!!!!
Asgjesohet Gjermania!!! Asgjesohet GJermania!!!
Kur bejne edhe maloket si ekspert futbollit. Ku e ke Gjermanine tani or taj, a keni ndonje kampionat dru me pre se vetem nga ai merrni vesh ju?
Ke qene gjithmone cun i zgjuar.
2-0 Pjesa e pare. Ka akoma shprese.
Hajt se folim, prap
Ne 2012 prape te fundit por afer finales.AAAAAAAAAAAAAAAHHHHHHHHHHHHHHHHHH
Edhe njehere si perhere……………………..Forza Italia
Merkel ne shtepi.