Çfarë çmendurie. E gjithë bota i ka sytë tek ai në këtë olimpiadë, por njeriu më i shpejtë në botë nuk duket dhe aq në formë.
Xhamajkiani Usain Bolt ka humbur garën e 100 metrave kundrejt një patrioti të tij. Yohan Blake doli i pari me 9.75 sekonda. Pas tij erdhi Bolt me 9.86 sekonda dhe më pas Asafa Powell me 9.88 sekonda.
Bolt thotë se nuk u nis mirë, kurse Blake shpreson të përmirësojë rezultatin e tij. Vjet, në kampionatin botëror në Korenë e Jugut, Blake u shpall kampion bote pas skualifikimit të Bolt.
Tani presim olimpiadën e Londrës. Gara do jetë shumë e fortë. Kjo ishte humbja e dytë për Bolt. Në vitin 2010 në Stokholm ai humbi ndaj amerikanit Tyson Gay.
Ke prisnit te fitonte,amerikan apo ndonje tjeter.Gara behej per titullin kampion ne xhamajke dhe kush do kualifikohej per ne Londer.pra qe te 8 ishin Xhamajkan.Te lutem tjeter here me kompetence ne dhenjen e lajmeve