Nani kritikon Ronaldon për penalltinë

29 Qershor 2012, 16:46Sport TEMA

Nani ka sulmuar ashpër Kristiano Ronaldon duke lënë të kuptohet se ky i fundit kishte gënjyer paturpësisht para të gjithëve rreth çështjes së penalltisë së pestë në gjysmëfinalet e Euro 2012. CR7 është kritikuar pas i nuk e gjuajti më parë penalltinë e tij, por qëndroi i pesti për të pritur meritat e një suksesi të mundshëm. Por lojtari ka deklaruar se ishte trajneri Bento ai që vendosi radhën e gjuajtjeve të 11-metërshave.

“Kristiano Ronaldo kërkoi të gjuante penalltinë e fundit, unë i thashë trajnerit se nuk kisha preferenca”, ka tregua lojtari i Mançester Junajtid, duke konfirmuar zërat se CR7 kërkonte më shumë lavdinë personale sesa suksesin e ekipit. “Radha e gjuajtjes nuk përbënte problem për mua pasi penalltitë janë gjithmonë fat dhe ne nuk meritonim të mundeshim në atë mënyrë”.

Por edhe vetë Nani nuk e shpjegoi pse ai ndërroi radhën me Bruno Alvesh, gjë që rezultoi fatale pasi mbrojtësi goditi traversën dhe i dha mundësinë Fabregas të shënonte qetësisht penalltinë e fundit për të çuar Spanjën në finalen e Euro 2012. Ai është mjaftuar të flasë për të ardhmen, ku sheh një skuadër që mund të bëjë më mirë se kaq.

“Mendoj se duhet të jemi krenarë, treguam sa të mirë jemi përballë kampionëve të botës dhe besoj se i bëmë vend vetes për një finale të mundshme. Por e ardhmja duket më e mirë”.

2 komente në “Nani kritikon Ronaldon për penalltinë”

  1. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Shko bej “nani”,o Nani…
    Nuk je “dalezots”…

  2. Zana says:

    Po nuk ka ndonje tifoz te futet ne fushe dhe tja fusi nje shkelm koqeve nga mbrapa CR7 kur i hap kembet per te gjuajtur goditjen e denimit???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje