Edhe pse ka karrierë të pasur me 277 ndeshje të zhvilluara si profesionist dhe 22 gola të shënuar, mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Gerard Pique, në “Euro 2012” për herë të parë gjuajti penallti në karrierë. Pique, 25-vjeçar, asnjëherë më parë nuk kishte gjuajtur penallti deri në gjysmëfinalen kundër Portugalisë. Spanja shënoi fitore 4:2, kurse Pique ishte i saktë nga pika e bardhë pasi ndeshja edhe pas 120 minutave lojë përfundoi pa gola.
“Është e vërtetë se kundër Portugalisë gjuajta penalltinë e parë në karrierë. E mora përgjegjësinë, pasi kisha besim të madh në vete, por gjithashtu isha stërvitur gjatë seancave stërvitore”, ka zbuluar Pique. “Ndjenja ishte fantastike, sepse jo vetëm që shënova gol, por me Spanjën u kualifikuam në finale”.
Fitorja ndaj Portugalisë bëri që Spanja të nxjerrë biletën për finalen e Kievit, që e zhvillon të dielën kundër përfaqësueses së Italisë. Arbitri kryesor i kësaj finaleje do të jetë portugezi Pedro Proenca. Proenca, 41-vjeçar, në “Euro 2012” ka qenë arbitër kryesor në tri ndeshje. Pati drejtuar në ndeshjen e Spanjës kundër Irlandës dhe atë të Italisë kundër Anglisë. Proenca ka drejtuar edhe ndeshjen e grupit D në mes të Suedisë dhe Anglisë.
Me siguri qe e ka qene e pikuara jote e zemres (Shakira) qe te ka inkurajuar nga shkallet e stadiumit, ju prifte e mbara qe te dyve….