Eliminimi i Gjermanisë nga Euro 2012 cilësohet si një dështim spektakolar nga mediat gjermane të cilat e trumbetonin këtë si vitin e suksesit të kësaj përfaqësueseje. Për këtë arsye, trajneri Lëv është detyruar të dalë dhe të marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje me Italinë që ka djegur më shumë se të tjerat.
“Objektivi im ishte të bllokonim Pirlon e De Rosin në mesfushë. Le të themi që ideja nuk funksionoi 100%. Marr përgjegjësitë e plota për zgjedhjet e formacionit. Por vazhdoj të mendoj se nuk ishin të gabuara, edhe golat e pësuar nuk erdhën si rrjedhojë e këtyre zgjedhjeve”.
“Nuk është e nevojshme që të vihet gjithçka në diskutim. Mos harroni që kemi një ekip të ri dhe kemi fituar të gjitha ndeshjet në një grup të fortë. Kjo skuadër do ta kalojë këtë humbje dhe do të vazhdojë të rritet. Disa vite më parë, nuk ishim në nivelin e ekipeve të mëdha. Tani që i kemi mbërritur, do t’i vëmë si objektiv ndaj vetes t’i kalojmë ata”, tha Lëv.
Më pas, ai është mundur të shpjegojë pak edhe zgjedhjet taktike të bëra për sfidën kundër Italisë.
“E pranoj që një apo dy gjëra duhej të ishin bërë ndryshe. Mario Gomez shënoi tre gola në grup dhe ishte shumë i motivuar pas sfidës me Greqinë ku nuk ishte titullar. Aktivizova Kros në mesfushë që të nxirrte nga loja Pirlon dhe De Rosin. Këto zgjedhje funksionuan vetëm në fillim, por pas pushimit u detyrova të bëj ndryshime në ekip. Italia ishte një skuadër e fortë për të cilën ishim përgatitur dhe nuk e kishim nënvlerësuar. Pas golit të parë, që ishte i evitueshëm, loja jonë u bë e çrregullt. Ishim dy herë të pasigurt në mbrojtje dhe u ndëshkuam në mënyrë brutale për këto gabime”, pranoi trajneri gjerman.
Gjithsesi, drejtuesit e Federatës Gjermane kanë deklaruar publikisht se pavarësisht këtij zhgënjimi të madh, Lëv e kishte vendin e sigurt në stolin e përfaqësueses.
Gezohem qe u eliminua gjermania ,per faktin e vetem sepse arroganca e tyre kaloi cdo kufi dhe i dhane ngjyra politike sportit i cili duhet ti bashkoj popujt dhe jo ti ndaj.
Gjermanet bejn mire te kuptojn se nuk jan as me punetoret,as me te talentuarit dhe as me te zgjuar se popujt e tjere!
Te vleresojn diversitetin dhe te respektojn karakteristikat e popujve.
Mire eshte te mesoj populli gjerman se politika qe ushtronte gjermania ndaj qeverive te tjera duke korruptuar politikanet dhe qeverit duke blere pasurit e popujve nga eterit gjermane, zhyti ne mjerim popujt me historik, beri qe sot te kemi nje evrope me shume shpejtesi,popuj te kategoris se dyte e te trete, dhe shtete teresisht konsumatore te produkteve gjermane.
Na kenaqe ti anti gjerman i bere me kete komentin. Shiko se mos pastrohesh njehere nga morrat greke qe te kane zene trute pastaj dil e bej ndonje koment per kombin gjerman.
eleYΘeriskepsi,
Nuk jam aspak dakort me ato qe shkruan me siper. Ndryshe nga pretendon me siper, gjermanet jane popull qe shquhen si puntore, te disiplinuar, qe respektojne hierarkine, jo me karakter hileqar.
Gjermania sot eshte vendi qe kontribon me teper ne buxhetin e KE-se, pra nje pjese e madhe e ndihmave qe kane ardhur ne Greqi, ndryshe nga çfare thote politika e pafytyre greke, vijne nga xhepat e puntoreve gjermane.
Eshte e vertete se menyra qe u trajtua çeshtja greke kohet e fundit, ishte denigruese per popullin grek, pra ju prek dinjiteti.
Problemi fatkeqesisht eshte se nje pjese e madhe e atyre qe thuhen jane te verteta, pra nje pjese e mire e popullsise nuk paguan taksa, ne kohen e Papandreut ne vend qe te uleshin numri i nenpunesve te shtetit thuajse u dyfishua, Greqia nuk prodhon thuajse asgje, keshtu qe ne keto kushte, zorr se te jep njeri pra borxh.
Per kete se kane fajin gjermant, pasi parate nuk i prishen ata, po vet greket e tani qe skane me, bertasin te skandalizuar.
Eshte problem kulture, edukate, Me nje gjerman nje mazhoritet kerkon te bej partenaritet, po permende emrin e grekut, jane te pakte ata qe duan, perse valle kjo, ka nje arsye apo jo!
Keto jane llafe te bukura. Pergjegjesi eshte doreheqja
Mos u merzitni…se nuk eshte hera e pare dhe as e fundit.
Gjermanet gjithmone kane qene humbesa teper te keqinj:Asnjehere nuk e kane pranuar humbjen e merituar.Dhe gjate gjithe kohes, jane perkrahur, padrejtesisht nga gjyqtare dhe federata e futbollit.Ishte nje mesim i mrekullueshem fitorja e italianeve,qe i vuri dhe njehere pasqyren para suratit.Nqse nuk e shikojne veten e vertete aq me keq per ta.
Per te lene jashte kornizen politike,Lëv tregohet i sinqert,jashte fushe ka kuptuar gabimet e tij.
Ne nje Europian qe ndeshesh mbas 4 vjetesh,evulimi ndodhe me shpejtesi te madhe,keto mendime nuk do vlejne me.
Kur nuk ke lojtare te afte te bllokosh lojen e kundershtarit,me keq akoma kur nuk e kupton kete,eshte aventure taktike.
Sidoqofte Lev mbetet trajner jashte toplistes.
KUSH NUK E DI KUSH JANE GJERMANET ESHT FATKEQESI PER TA
Incidentet/ Përleshje në qytetet gjermane mes tifozëve vendas e atyre italianë
Qytetet kryesore gjermane janë shndërruar mbrëmjen e dy ditëve më parë në arena përleshjesh të mëdha midis tifozëve vendas gjermanë dhe atyre italianë që kishin dalë për të festuar. Ka pasur shumë të plagosur e të lënduar, ndërkohë që policia ka mundur të evitojë viktimat. Një punë të madhe bëri shiu i rrëmbyeshëm që shpërtheu në mesnatë që nxiti tifozët të shpërndaheshin, ndryshe do të kishte pasur shumë viktima. Edhe në Berlin e Mynih, situata ishe mjaft e tensionuar në orët e vona të natës me policinë që u detyrua të bënte disa arrestime pasi tifozët e dehur gjermanë sulmonin çdo tifoz italian që shihnin në rrugët e qytetit duke i gjuajtur me makarona. Ngjarja më e veçantë ndodhi në Kasel, ku një tifoze gjermane sulmoi tifozët italianë me sprai djegës e më pas bëri të njëjtën gjë edhe kundër policëve që po i afroheshin ta arrestonin.