“Mbaron këtu, kontrata ime me Juventusin përfundon sot. Nuk është një lajm, por të bën përshtpje ta dish që është zyrtare”, ky është mesazhi i lamtumirës që Alesandro Del Piero u ka dërguar tifozëve të Juventusit në ditën e tij të fundit si futbollist bardhezi.
“Për mua nuk është një moment i trishtë, nuk më mbetet gjë peng e nuk kam nostalgji. Kjo ndodh pasi në ditët e fundit kam patur mundësinë të rikujtoj të gjithë atë që ka ndodhur në vitin tim të fundit dhe nga aty të gjithë të kaluarën. Të gjitha imazhet kalojnë para meje dhe nga ai moment, të gjitha shkrihen të ai përqafim i ngrohtë i juaj në ndeshjen time të fundit në Torino. Ajo është fotografia që dua të mbaj të stampuar në zemër”.
“Tani mbetet ajo fanellë, që do ta dua gjithmonë. Jam i lumtur që të tjerë pas meje do të vazhdojnë ta veshin, sidomos atë me numrin “10” e cila ka patur vetëm emrin tim që nga momenti kur u lejuan mbishkrimet mbi bluza. Jam i lumtur për atë që do ta veshë vitin e ardhshëm dhe jam i lumtur që diku, në Itali, dikush po ëndërron ta veshë në të ardhmen. Do të isha krenar nëse do të përsëriste historinë time, ashtu si kam bërë unë me atë të kampionëve dhe legjendave të tjera”.
“Nga nesër nuk do të jem më një futbollist i Juventusit, por do të mbetem gjithmonë një prej jush. Tani fillon një aventurë tjetër dhe unë jam gati, ashtu si 19 vite më parë”, ka qenë mesazhi që kapiteni legjendar i bardhezinjve u ka dërguar tifozëve të tij.
Si do ja besh per doping tani qe dole ne pension?
Legjende e Juvendtusit dhe futbollit Italian, brenda dhe jashte fushes. Do kujtohet gjate per golat e tij spektakolar.
Legjenda e Juves.Alexander Del Piero do te kujtohesh gjithmone si nje nga pasurite e çmuara qe Juventusi e futbolli italian paten per 20vite.Talenti i rralle,kualiteti i larte e mbi te gjitha sjellja e bukur dhe fisnike do ti mungojne Juves e Italise pas kesaj.Ciao Ale.
Futbollist kot!!!
arapi mou,mos po te duket plot,Hakan Shukur….!!!!????
usttttttttttt,koprroskylo………..