Hamdi Salihi i është kthyer golit në kampionatin amerikan për DC Junajtid, duke ndihmuar skuadrën e tij të përforcojë vendin e parë në renditjen e Konferencës së Lindjes me suksesin 3-0 ndaj Montreal Impakt.
Sulmuesi shkodran ka qenë përsëri në stolin e rezervave, për t’u aktivizuar vetëm në minutat e fundit të kësaj sfide. Por atij i kanë mjaftuar pak minuta për të treguar aftësitë e tij, pasi kur ndeshja po i afrohej fundit, ka rritur të dërgojë topin në rrjetë pas një grushtimi të pasigurt të portierit kundërshtar, duke vulosur rezultatin 3-0.
Ky ishte goli i 5-të në 15 ndeshjet e MLS ka Salihi është aktivizuar, ndërsa duhet theksuar se vetëm në 9 prej tyre ai ka qenë titullar i kësaj skuadre, e cila për momentin ka sulmues shumë në formë si Pontius (9 gola), Santos (7 gola) e De Rosario (5).