Del Bosque: Kemi shkruar historinë

2 Korrik 2012, 10:21Sport TEMA

Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka thënë se goli i dytë i Spanjës ka bërë diferencën në fitoren prej 4-0 ndaj Italisë. 61 vjeçari e udhëhoqi Spanjën drejt trofeut të tretë të madh radhazi, duke hyrë në histori.

“Ne kemi pasur një impenijm të madh. Goli jonë i parë e dëmtoi Italinë, më pas goli i dytë ishte përfundimtar. Ne kemi shkruar historinë.

Ne kemi pasur shumë respekt për Italinë. Ata kanë qenë rival i vështirë, por ne kemi shkuar para dhe e kemi pasur lojën në dorë. Unë bëra atë që ishte më e mira, asgjë tjetër. Unë ia dedikoj trofeun familjes time, futbollit spanjoll dhe të gjithë popullit spanjoll”, ka thënë Del Bosque.

6 komente në “Del Bosque: Kemi shkruar historinë”

  1. Neorealizmi says:

    Del Boske e fut veten tek trajneret me te suksesshem ne histori.
    2 Champions League
    1 World Cup
    1 Europian Cup
    Urime Spanjes. Tregoi se ishte ekipi me i mire. Dhe ne ndeshjet qe gjoja nuk u paraqit mire luajti aq sa i duhej(perveç kohes se rregullt me Portugaline ku pati vertet veshtiresi). Spanja po korr frytet e nje pune 20 vjecare dhe per sa kohe te tjeret nuk e ndjekin ose nuk shpikin diçka te re do te vazhdoje te dominoje. Kjo skuader mundet vetem me arbiter.

  2. TOTILA says:

    DAKORD 100$ ME -NEOREALIZMIN.

  3. madrid says:

    ekip i vendosur ne fushe shume mire dhe shume rigoroz.ke lezet kur e shikon.dje nuk e teperoj me ato tiki-takat po lozi drejt dhe i beri italis shum presjon e mposhti ne te gjitha drejtimet.ky kanpionat do te mbahet mende vetem per diskretitimin qe ju be italis se prandelit qe shfryu si fllusk sapuni,bile do haroet dhe holanda qe doli pa pik e do quhet kampionati i “peskara minus nje”.

  4. mister x says:

    ju mund te thoni se era e spanjes mund te largohet me kete brez lojtaresh, por nje brez akoma me i uritur po rritet. mjafton te shihni jordi alben. spanja do dominoje per shume kohe futbollin.

  5. Pirro says:

    Pikerisht ashtu Mister x,
    jo vetem Jordi Alba por edhe yjet Fabregas, Canales, Murata, Tello, Deulefeu, Thiago, Jeffren e shume te tjere “canteranos”(te rinj)jane gati te zevendesojne me nder te mrekullueshmit Iniesta, Xavi, Alonso, Ramos.
    Besoj se per te pakten nja 20 vjet, Spanja ka per te qene Brazili europian, duke dhene spektakel dhe duke fituar – çka s’e beri dot as Brazili i te medhenjve Ziko, Sokrates & Falcao… aq sa ngeli thenie ne futboll qe nje skuader kur ben spektakel, nuk fiton! Ja qe sot Spanja e theu edhe kete tabù, duke fituar me nje loje fantastike!
    ¡Viva España y viva el fútbol español!

  6. Dinpak says:

    Eshte epoka e futbollit spanjoll, dhe kur eshte epoke nuk ke c’t’i besh, nuk e mund dot, thjesht e le te fitoje trofete dhe ti shijo lojen e bukur qe ben, deri sa te vije nje epoke tjeter. Eshte si puna e futbollit gjerman ne vitet ’70, bile akoma me mire, sepse ja ka barazuar dhe ja ka thyer rekordet e trofeve. Pervec kesaj, eshte ekip i kompletuar dhe kompakt, qe nga formacioni i pare, rezervat dhe trainerin kompetent. Tamam si Gjermania e Shenit qe s’cante koke per lojtare. Nuk eshte pare finale me e bukur nga loja, nga golat dhe aksionet e golave, nga shpartallimi qe I beri kundershtarit, nga gjithcka. Me dominimin ne cdo sektor te fushes, nuk diskutuan asnje sekonde epersine totale te gjithe ndeshjes. Ne qe s’jemi tifoza te Spanjes, nuk na ngelet gje tjeter vec te admirojme lojen e tyre, e t’i lutemi Zotit te vije edhe nje here koha jone, por se kur, nje Zot e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje