Altruizimi i Kasijas: Mbylleni takimin, respektoni Italinë

3 Korrik 2012, 10:38Sport TEMA

Iker Kazijas, jo rastësisht është kthyer në një idhull dhe një shembull për qindra mijëra tifozë në Spanjë dhe jashtë saj. Kapiteni i Spanjës ka treguar me një tjetër gjest se i meriton plotësisht vlerësimet për atë që bën në fushën e lojës dhe jo vetëm.

Ndërsa finalja po shkonte drejt fundit dhe pritej vetëm vërshëllima përfundimtare, Kazijas i ka kërkuar asistentit para porte që të mbyllej ndeshja sa më shpejt. “Respekt për rivalët! Respekt për Italinë! Jemi 4-0!”, ishin fjalët e tij duke kërkuar që të mbyllej ndeshja.

Si për ironi të fatit, në ato momente vjen edhe vërshëllima e gjyqtarit kryesor Proença, por jo për shkak të kërkesës së Kazijas, por sepse kishin mbaruar 3 minutat shtesë të akorduara, një fakt të cilin gardiani i Spanjës nuk e kishte vënë re.

5 komente në “Altruizimi i Kasijas: Mbylleni takimin, respektoni Italinë”

  1. TOTILA says:

    GJITHMON E KAM PELQYER IKER KASIJASIN SEPSE ME ESHTE DUKUR NJEREZOR ,DHE ASNJEHERE NUK ESHTE PROVOKUAR NGA LEGENI MURINJO ,POR LOJTARET E BARCELONES I KA PARE SI SHOKE DHE PJESETARE TE KOMBETARES . SPANJA SI KOMB QENDRON SHUME -SHUME LART NE KRAHASIM ME PORTUGALINE . DHE NE KETE RAST KASIJASI ESHTE TAMAM SPORTIST SHE BURRE. UNE E PELQEJ KETE DJALE DHE E NDAJ NGA RRUGECERIT E TJERE TE REALIT KU PERFSHIJE KETU DHE SPANJOLLET E REALIT SI ALONSO DHE RAMOS. ITALIA BERI GABIMIN FATAL QE DONTE TE REVOLUCIONARIZONTE LOJEN E VET DUKE HEQUR DORE NGA PERVOJA E SAJ E VYER ,KATENACIUA E CILA I KA DHENE KAQ E KAQ TROFE . PSE T’A SHAJME KATENACION ?? A NUK FITOI ME KATENACIO CHELSEA KUPEN E KAMPIONEVE ? A NUK FITOI ME KATENACIO MODERNE LEGENI MURINJO PRIMERA DIVISION ??

  2. nardi says:

    Ta shihje ti po te kishte fituar Italia jo 4-0 por 1-0 se sa respekt do kishte per ty psh italiani sicilian Balotelli.

  3. madrid says:

    totila,te paska dhembur shume fitorja e la liges nga real madrid dhe mundohesh ta justifikosh me lloj lloj menyrash,c’far katenaco perdori murinjo kur reali ne c’do ndeshje shenonte nga 5 gola dhe ndeshjen vendimtare me barcelonen e fitoj ne nou camp me nje loje qe dhe vet catalanet se besuan.ti mban mend murinjon te interi dhe e ngatron me epoken qe po ben ne madrid.130 gola nuk i shenon nje ekip qe loz katenacon por nje ekip qe ne 40 ndeshje ka shenuar 3,2gola per ndeshje.je anti murinjo se me siguri je tifoz i milanit ne itali dhe i barcelones ne spanje.rivaliteti real barca ka mar permasa te tjera ne spanje me ardhjen e murinjos ne spanje dhe sa te jet mou te reali ti haroj barca titujt koha do ta tregoj bej durim se do mesohesh dhe ti me hegjemonin mauriñio.

  4. motra e turkofagosit says:

    Kot s’i futi edhe nje te beheshin pese, se pesa eshte numri i preferuar i vellait tim qe s’ngopet ne kater gishta, do gjithe doren mavrija…!

  5. Bbb says:

    Tifozet e Duces duhet ti bejne ndonje peshqesh trajnerit Del Boskue, i cili lozi pa sulmues kunder makaronaxhijve, sepse nqs do te kish lozur me sulmuesin Torres nga minuta e pare, ndeshja dilte 7 ose 8 me zero…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje