Portieri i Italisë, Xhixhi Bufon, ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një zënkë të mundshme mes tij dhe Mario Balotelit pas përfundimit të ndeshjes finale të Euro 2012 të humbur kundër Spanjës me rezultatin e thellë 4-0.
Sipas asaj që raportonin disa media italiane, sulmuesi nuk ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljeve, ndërsa i është drejtuar Bufon me fjalët: “lojtarët e Juventusit na zhytën”. Kjo ka sjellë reagimin portierit të Italisë që është zënë ashpër me të.
Komenti publik i Bufon ka ardhur nëpërmjet një mesazhi shumë ironik në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Ditët e para të pushimeve dhe menjëherë shqetësime… Sipas jush, a do të arrij të shërohem në kohë për fillimin e kampionatit? Siç mund të keni lexuar në gazeta, paska qenë një zënkë e dhunshme me Marion (i cili përveç të tjerave ishte në antidoping), gjatë të cilës figurojnë të vdekur, të plagosur dhe disa të humbur”.
“Tani mund të pyesni pse rrezikoj fillimin e kampionatit. Është e thjeshtë, pasi dora me të cilën kam goditur me shpullë apo grusht shokun tim të skuadrës me dhemb shumë dhe nuk do të dëshiroja të kisha pësuar thyerje në kocka”.
“Sidoqoftë, do të bëj shumë shpejt ekzaminime më të hollësishme për të përjashtuar çdo eventualitet. Ta mbyllim me shakatë, e rëndësishme është ta dimë të gjithë që faji mbi të gjitha është i yni”, ka deklaruar me humor portieri i Italisë duke përgënjeshtruar publikisht hipotezat e zënkës së tij me sulmuesin gjaknxehtë.
Ju lodh dora Bufonit duke nxjerre 4 topin nga rrjeta..
Kockat iu theyn nga kater golat spanjolle te shkretit, jo nga Baloleshi!
Ketij i thone fund muti, me Judrogen ne Itali s’la gje pa fituar, kurse jashte po le kockat ne fund te rrjetes! Terhiqu bufi terhiqu se fale droges, basteve, arbitrave dhe pislleqeve te tjera, ke para te jetosh si pasha!
tallu buffon tallu,
lek ke, shet ndeshje, gruaja e bukur,
tallu me italianet qe as lek nuk kishin te vinin te shihnin finalen