Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson është i gatshëm që të bëj një ofertë për mesfushorin Joao Moutinho, e cila mendohet se ana e zyrtarëve të Portos vështirë se do të refuzohet.
“The Sun” shkruan sot se agjentët e United kanë kontaktuar drejtuesit e Portos me, qëllim që të nënshkruajnë me mesfushorin sulmues.
“Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një ofertë prej 25 milionë paund, pasi janë ngopur me kërkesat e Tottenham Hotspurs për Luka Modricin.
Mesfushori 25 vjeçar portugez kështu do të ndiqte rrugën e Cristiano Ronaldos dhe Nanit për në “Old Trafford”.
Chelsea dhe Spurs gjithashtu janë të interesuar për lojtarin, i cili këtë javë u vlerësua lartë nga trajneri Andre Villaa-Boas.
AVB është i vendosur për të marrë me vete në “White Hart Lane” ish-lojtarin e tij në Porto, Moutinhon. Por, pavarësisht kësaj, personalisht Moutinho preferon të kaloj në United.