Pesë futbollistë shqiptarë janë përfshirë në listën përfundimtare prej 18 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Zvicrën në lojërat olimpike “Londra 2012”, megjithëse dy prej tyre vazhdojnë të ngulin këmbë për të mos shkuar në Londër për shkak të interesave që kanë me klubet e tyre.
Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Amir Abrashi e Pajtim Kasami janë ftuar nga trajneri i Zvicrës, Pierluigi Tami, i cili do të udhëheqë Zvicrën në Olimpiadën e Londrës që nis më 27 korrik dhe përfundon më 12 gusht.
Trajneri Tami, pasi ka publikuar listën të martën, ka thënë se do të luftojë që klubi i ri i Xhakës, Moenchengladbach, të lejojë mesfushorin kosovar të jetë pjesë e Zvicrës në “Londra 2012”. Ai tha se Xhaka e ka marrë dritën e gjelbër nga trajneri i ekipit gjerman, Lucien Favre, por ai ka shtuar se për lirimin e Xhakës duhet të vendosin edhe drejtuesit e ekipit. Situatë e njëjtë paraqitet edhe me Valon Behramin te Fiorentina./KD
Ju lutem mos naj nxirrni me ne gazet kta kosovaret qe luajn per zvicren,se ne nuk na rruet fare per kta dhe nuk dum me dit per kta,kta lujn per flamurin e nje vendi tjeter, a nuk esht mir te diskutojm per kroacin, se te pakten ultrasit e kroacis e ben nje xhest per kosoven dhe vun flamurin ne stadiumet e botes per kosovaret,kurse kta firaunet e kosoves,jan turp per kosoven dhe per SHqiptaret,legenat.
Mekaniku turpi fillon dhe mbaron te federata e jo te keta,kur nuk di eshte me mire te heshtesh….