Pilotja e testeve të skuadrës së Formula 1, Marusia, spanjollja Maria De Vijota, ka humbur syrin e djathtë si pasojë e aksidentit të së martës, ndërsa po testonte makinën në pistën e Duksford.
Spanjollja 32 vjeçare cilësohet në gjendje të qëndrueshme por kritike për jetën, pasi i është nënshtruar një operacioni të gjatë në kokë në spitalin e Kembrixh.
Shefi i skuadrës Marusia F1, Xhon Buth, ishte ai që dha lajmin para gazetarëve duke konfirmuar gjenden e pilotes spanjolle.
“Maria ka dalë nga salla e operacionit pas një ndërhyrje të gjatë, të nevojshme pas dëmtimeve të rënda që ka marrë në kokë dhe në fytyrë gjatë aksidentit. I jemi mirënjohës stafit të spitalit për punën që ka bërë për të shpëtuar jetën e pilotes tonë”.
“Megjithatë, me hidhërim ju njoftojmë se për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë, Maria ka humbur syrin e djathtë. Prioriteti ynë në këto momente mbetet shëndeti i Marias dhe familjes së saj, po bëjmë maksimumin për t’i mbështetur ato”, tha ai.
Mesazhet për De Vijota kanë ardhur thuajse nga të gjithë pilotët e Formula1, të cilët këtë javë do të garojnë në Çmimin e Madh të Anglisë në Silverston, arsye pse pilotja spanjolle po testonte makinën e Marusia F1.
STOP FORMULA 1.
Sport i pakuptimte. Rrotullohen 20 makina per nje ore, viu viu viu.
ky jeton ti mor tyc?