"Mario Baloteli i meriton disa shpulla"

5 Korrik 2012, 11:32Sport TEMA

Trajneri i klubit të Swindonit, italiani Paolo Di Canio, ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt dhe i ekipit kombëtar italian, Mario Baloteli, meriton shumë shpulla.

Balotelli ishte një hero në fitoren prej 2:0 në gjysmëfinale kundër Gjermanisë në Kampionatin Evropian, por Di Canio nuk ishte i impresionuar me atë që dha në fushë në ndeshjen finale “SuperMario”, në humbjen 4:0 kundër Spanjës.

“Baloteli është një egoist, meriton shumë shuplaka. Kundër Gjermanisë bëri dy gjëra të mira, por unë pashë një lojtar i cili priste vetëm që të festonte. Baloteli nuk luan për ekipin, por për veten e tij,” tha Di Canio.

“Ai është një egoist që mendon se bota rrotullohet rreth tij. Djemtë si ai meritojnë shpulla në vend se t’u rrihen supet. Antonio Cassano e udhëhoqi ekipin deri në finale dhe jo Baloteli”, tha Di Canio.

5 komente në ““Mario Baloteli i meriton disa shpulla””

  1. adri says:

    Te drejte ka…
    Balotelli eshte nje bastard!

  2. mecan toska says:

    MOS TA BEJME SI E THENA QE PERDOREJ NJE HERE MOTI ,

    – PO QE DJALE TENA RROJE , PO QE VAJZE , MBAJE ME SHENDET …

    RESPEKTE BALOTELI … TI DHE DHE BERE TE PA MUNDUREN , RESPEKTE …

    JAM DASHAMIRES I RREGULLT I FUTBOLLIT ITALIAN .

  3. Zana says:

    Te shkoje Di Canio po pati bythe ti japi disa shuplaka Balotellit.
    Te vetmit bastarde ketu jane adri dhe Di Canio.

  4. ritmi i larte i lojes se spanjllve duket i pabesueshem ne kushte normale. secili ka vrapue 90 minuta sikur po garonin per 100-metersh. a mos kane qene te droguar, sepse ka pase zera te tille edhe me pare. duhet te hetohet. loja e italise me gjermanine ka qene e persosur ne te gjitha drejtimet. atehere cfare ndodhi. te barcalones jane hilexhinj e mashtrues, tani per tani spanjes i uroi sukses se se eshte super.

  5. Bbb says:

    Keshtu bejne niperit te Duces kur humbasin…rrafin njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje