Pele: Brazili im, më i mirë se Spanja

5 Korrik 2012, 10:31Sport TEMA

Pele ka treguar se mendon që Brazili i cili fitoi Botërorin e vitit 1970 mbetet kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, dhe nuk ka krahasim me Spanjën aktuale.

“Pa dyshim që në një përballje të mundshme do të fitonim ne”, ishte përgjigja e brazilianit ndaj gazetarëve që e pyetën mbi një duel hipotetik mes dy skuadrave.

“Për sa kohë që krahasojnë skuadrat me Brazilin 1970, do të thotë se ajo skuadër është më e mira. Ajo ka vënë standardin me të cilin maten të gjitha ekipet e tjera”, tha ai për ekipin ku përveç tij luanin edhe emra të tjerë të mëdhenj si Rivelino, Gerson, Tostao e Zhairzinjo.

Sipas tij, diferencën e bënte numri i talenteve individualë në skuadër, pasi Brazili i asokohe ishte shumë superior po të krahasohej lojtar për lojtar me Spanjën aktuale.

“Krahasimet do të ekzistojnë gjithmonë, por është e vështirë ta bësh në mënyrë individuale. Ajo skuadër kishte shumë më tepër lojtarë më të mirë se Spanja që ka 2-3 futbollistë të shkëlqyer. Por duhet ta pranoj se Spanja luan futbollin që më ka pëlqyer më shumë dhe më ka kënaqur ta ndjek në dy-tre brezat e fundit”.

7 komente në “Pele: Brazili im, më i mirë se Spanja”

  1. arian says:

    Pele ode Edson Arantes di Nasimento!
    Lojtarë i mirë ishe por për nga fjalët, deklaratat…më mirë lëre!
    Në radhë të parë, vetëm po të shohësh portierin, Leao, ishte sa i mirë aq edhe personifikim i gabimeve dhe ti e di se ekipet e mëdha fillojnë nga portierë të mëdhenj. A ka krahasim ai me Kasijas, Bufon qoftë edhe Hart ose Nojer? KURRË!
    Mos harro se më 1982 ju a kishte fajin Valdir Perez me Italinë dhe si portier po të them se në se mund të thuhet kështu mund të thuhet vetëm për golin e parë të Paolo Rosit që unë nuk besoj se ka faj. Në se nuk organizoi mbrojtjen…atëherë portieri i 1970 çfarë ishte? Vetëm kjo mjafton besoj!
    Vazhdojmë.
    Kishte dy linja Brazili si Kasijas-Ramos-Alonso vertikalisht dhe një dyshe si Iniesta-Çavi? Si të parët edhe të dytët e dinë symbyllur ku është dhe çfarë pret tjetri! Rivelinjo-Zhairsinjo-Tostao-Gerson nuk lidheshin kurrë kështu. Në ndeshjen kundër Hollandës katër vjte më vonë(0-2) kush nga këta yje luajti, sa vjeç ishte dhe çfarë bëri? I përgjigjesh dot?
    Pastaj, nuk krahasohet futbolli i atyre kohëve me këtë të sotmin nga taktikat,rezistenca. Katër vjet më vonë erdhi Hollanda që ndryshoi gjithçka dhe vazhdon edhe sot nëpërmjet Barcelonës e cila është (prej Krojfit) tradicionalisht e lidhur me ta, aq sa shpesh e quajnë edhe koloni Hollandeze por, sidoqoftë, aprovimet atje se si luhet, skemat etj, i jep gjithmonë Krojf edhe sot e kësaj dite. Dhe Krojf dikur kur kërkoi ta blinte Barcelona, deklaroi se ” Unë nuk zbres në fushë pa Neskeens!”. Hë, të kujton ndonjë gjë si Çavi-Iniesta?
    Po të kthehet koha mbrapa, merr një Brazil pa emra të mëdhenj për dore dhe nxirre kampion bote si Maradona më 1986! Përveç Valdanos i kishe dëgjuar emra të tillë si Pumpido,Xhusti,Kuçiufo,Braun,Olartikoeçea,Paskuti,Burruçaga…
    Atëherë dil e fol!

    1. Tironci Lugano says:

      Arian
      Leao nuk ka luajtur ne Brazilin e vitit 70.
      Pelen e kane pyetur e normal qe do fliste per Brazilin e tij.E te jemi te sinqerte ai Brazil i ka ne cdo post lojtaret me te emdhenje se Spanja e soteme.E se kuptoj pserse duhet te vendosesh apo te flasesh per Hollanden ku nuk eshte vendi
      pershendetje

  2. Pirro says:

    I shkreti Pelè, ka shume komplekse inferioriteti pa vazhdon te beje krahasime! E dinte dhe e di mire se Messi eshte me i miri i Botes, por vazhdon pa pike turpi edhe sot te vere perpara tij karkalecin e Santosit, Neymar. Siç e di mire se Spanja e sotme eshte ekipi me i mire i te gjitha koherave dhe vazhdon te llomotise per gjoja supremacine e futbollit brazilian. Ne radhe te pare ky bardhoshi bjond duhet te dije se nuk mund te krahasohet futbolli i sotem me ate te para 40 vjeteve, se futbolli si çdo sport tjeter, i nenshtrohet evolucionit dhe evolucion do te thote mbrojtje asfiksuese qe ne vitet 70′ ishte e paimagjinueshme me mbrojtesin qe i linte 5 metra hapesire sulmuesit(dhe sulmuesi i sotem te ben copa po i le edhe 1m hapesire), taktike moderne dhe rezistence me e larte. Per keto arsye jam i sigurt se po te kishim mundesine te vinim sot njera kunder tjetres, Brazilin e 70′ me Spanjen e 2012, ndeshja do te perfundonte ne nje masaker ne dem te biondeve te udhehequr nga kryebjondi Pelè! Dhe per masaker nuk kam parasysh vetem rezultatin final 6 a 7:0, por edhe treguesit e tjere tekniko-taktike.
    Krahasime IDIOTE!

  3. Neorealizmi says:

    Padyshim qe do te mbroje ekipin ku ka luajtur. Por duke pare si ka perparuar futbolli gjithmone mendoj se ekipi me i forte eshte ai me moderni. Menyra e markimit e atehershme ndryshon jashtezakonisht me ate te sotmen. Te njejten gje mendoj dhe ne krahasimin e Spanjes me nje ekip mbas 30-40 vjetesh.
    Pele vazhdon me deklarat e tipit:”Kolumbia, Jugosllavia, Nigeria jane ekipet qe do te fitojne Kupen e Botes”.

  4. Arberia says:

    I ka ngecur ora prapa te ziut plus qe mendja i ka dale mbi koke e i kercen valle. Kapionet e medhenj nuk jane mendjemedhenj, jane modeste por Pele kete s’ka per ta mesuar kurre! Ngeli duke u perplasur me te gjithe kunder Maradones, kunder Mesit e kunder futbollit europian: “une me i miri, une me i afti, une une une… dhe Brazili im…”

  5. mekaniku says:

    Pelja eshte ber karagjoz fare, ose ka rrjedhur nga trut, ky e ka lujt futbollin me topa tre lloksh, shet pordh, vetem çfar i perkasin kti dhe brazilit jan gjithmon me te mirat po ik o i pjerdhur.

  6. TOTILA says:

    ME PELQEN JASHTAZAKONISHT SHKRIMI ANALITIK I ” ARIANIT” . DUKET NJE SHKRIM PROFESIONISTI . JAM NJE SPORTDASHES ITALIAN . POR HERE MBAS HERE SHIKOJ NE YOU-TUBE SEKUENCA FUTBOLLI TE EKIPEVE ME ME EMER QYSH PREJ 1966. ESHTE E VERTETE QE BRAZILI KA FITUAR 3 TITUJ 1958-1962 ,1970,POR TEK BRAZILI VEC TEKNIKES NUK KAM MUNDUR TE SHIKOJ NDONJE TAKTIKE QE TE ME LER PERSHTYPJE ,MADJE PELE ME DUKET NJE LOJTAR KREJT I ZAKONESHEM .BRAZILI I MERRTE TITUJT NE ATE KOHE KUR NE FINALET E BOTERORIT ISHIN 16 EKIPE DHE JO 32. AI PEL-ja NUK NA THOTE NJE GJE : SI ISHTE NIVELI I FUTBOLLIT NE ATE KOHE NE BOTE ,KU ISHTE ARGJENTINA ,FRANCA ,SPANJA ,KU ISHTE NIVELI I FUTBOLLIT NE AFRIKE ,NE OQEANI ,NE AMERIKEN VERIORE ,NE AMERIKEN QENDRORE .KU DHE SI ISHIN NE ATE KOHE DIFERENCAT MIDIS ME TE MEDHENJVE TE PAKTEN NE EUROPE DHE MIDIS ME TE MEDHENJVE NE BOTE ? CFARE LLOJ SKEMASH PERDORTE FUTBOLLI MBROJTES NE ATE KOHE ? KU PER MUA MBIZOTERONTE NE MBROJTJE W-ja ,edhe sot ne futbollin modern eshte kthyer kjo skeme POR INTERPRETOHET SHUME NDRYSHE. PELJA NE KOHEN E VET KUR PYETEJ SE KUSH ESHTE LOJTARI ME I MIRE NE BOTE ,AI PERGJIGJEJ SE VEC TIJ ISHTE DHE GEORGE BEST ! KUPTOHET QE MADHESHTIA QENDRON TEK THJESHTESIA ,POR PELE E KUPTON QE ESHTE SHUME-SHUME -SHUME INFERIOR ,DHE NGA OLIMPI ATE E KA RREZUAR MARADONA ,SIC MARADONEN E KA RREZUAR MESSI , I CILI PER MUA ESHTE LOJTARI ME I JASHTE -JASHTE ZAKONESHEM QE ESHTE SHFAQUR NDONJEHERE NE FUTBOLL PER TE GJITHA KOHERAT ! PER MUA MESSI ESHTE TEJ MASE I THJESHTE ESHTE GJENI .AI VEPRON ME TOPIN NE MENYREN ME TE THJESHTE DHE ME TE PABESUESHME ,SA QE PER KOLEGET E TIJ DO TE DUHESHIN ORE TE TERA TE MENDONIN TE TILLA TRILLE QE AI I IMPROVIZON BRENDA NJE SEKONDE ! A E KENI PARE NDONJEHER MESSIN TE DEKLAROJE GJE RRETH VEHTES SE TIJ ? JO .DO TE THONI JU ,MIRE PO KU JANE TITUJT ? TITUJT ? NE KETE RAST TITUJT DALIN NE PLAN TE DYTE . PSE KUSH FITOI 2 EUROPIANE RADHAZI DHE 1 BOTEROR ,SPANJA ? JO . TE GJITHE JU E DINI ,BILE DHE ATA QE E URREJNE DERI NE VDEKJE MESSIN DHE BARCELONEN QE TITUJT I FITOI STILI DHE LOJTARET E BARCELONES ,QE TEK KOMBETARJA E SPANJES TE PAKTEN NE BOTERORIN E 2010 DHE TANI NE EUROPIAN ISHIN NE FUSHE MINIMALISHT DHE MESATARISHT 5 LOJTARE TE BARCELONES . POR FALE ZOTIT KJO SPANJE ARRITI KETU SEPSE FIDANISHTJA E BARCELONES GJATE GJITHE KOHES ESHTE RRITUR DHE VADITUR NGA I MADHI JOHAN CRUIF. SPANJA VERTET ME REALIN FITOI RRADHAZI 5 TITUJT E PARE TE KUPES SE KAMPIONEVE 1955-1960 ,POR NE EKIPIN E ATEHERESHEM TE REALIT MILITONTE NJE ARGJENTINAS- ITALIAN ALFREDO DI STEFANO ,SIC MILITON SOT TEK BARCELONA NJE ARGJENTINAS -ITALIAN LIONEL MESSI . BRAZILI TE PAKTEN NE KOHET E FUNDIT NUK ESHTE ME AI I PARI SEPSE QYSH SE DESHTOI NE 1974 KUR FUTBOLLI I PELES SHKOI NE MUZE ,DUKE U RRAHUR QOFTE NGA CRUIF ,POR DHE NGA GREGORI LATTO TULLACI ME MUSTAQE I POLONISE ( POLONI 1-BRAZIL 0 ,PER VENDIN E TRETE ) BRAZILI KA TE PAKTEN 38 VJET QE MUNDOHET TE GJEJ MODULIN E PERSHTATSHEM ,POR NUK PO ARRIN DOT . E DINI PSE ? ESHTE CESHTJE INTERPRETIMI PO AQ SA ESHTE DHE CESHTJE INTELIGJIENCE . PELJAQ DO QE TE3 FAKTORIZOHET ,POR ME DEKLARATAT E TIJ PO PUNON NE MENYRE TE LLAHTARTESHME QE T’A SHKATERROJE N E Y M A R I N ,QE PER MUA PAMVARESISHT KESAJ DUKET LOJTAR VIZIONAR DHE ME TE ARDHME . KY ESHTE “D I A M A N T I I ZI PELJA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje