Pep Guardiola pritet të vizitojë sot Moskën, me mediat vendase që pretendojnë se ai ka firmosur një akord paraprak për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Rusisë.
Fabio Kapelo ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e kombëtares së këtij vendi duke zëvendësuar të larguarin Dik Advokat, ndërsa burime pranë Komiteti Ekzekutiv të Federatës Ruse bënë të ditur për mediat se ishte nënshkruar marrëveshja me një trajner, por pa dhënë emra.
Ndërkohë, presidenti i Spartakut të Moskës, Leonid Fedun, që është njëkohësisht një njerëzit më të pasur në Rusi sepse kontrollon naftën dhe gazin në këtë vend, ka shprehur gatishmërinë që të mbulojë të gjitha shpenzimet për rrogën e Guardiolës, sado që të jetë shuma.
Ish-trajneri i Barcelonës mendohet se do të bëjë një vit pushim pasi citoi “lodhjen” si arsyen pse nuk rinovoi me katalanasit. Posti te kombëtarja ruse do të ishte ideal për të, pasi drejtuesit e Federatës i kanë dhënë shumë lirshmëri trajnerëve të huaj të mëparshëm. Ish-trajneri Gus Hidink kalonte më shumë kohë në Evropën Perëndimore gjatë periudhës kur drejtonte përfaqësuesen e këtij vendi.