Zyrtare: Nesta transferohet te Montreal Impact

6 Korrik 2012, 10:41Sport TEMA

Montreal Impact ka zbuluar se ka nënshkruar me mbrojtësin veteran italian Alessandro Nesta, duke mos zbuluar detajet e marrëveshjes.

Nesta, 36-vjeçar, i bashkohet klubit kanadez që garon në kampionatin amerikano-kanadez të futbollit, MLS, pasi ndërtoi karrierën profesionale me dy klube të Serie A, Lazion dhe Milanin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Pavarësisht disa ofertave për të vazhduar karrierën në Evropë, kërkoja një sfidë të re dhe doja të luaj në MLS.

Kur vizitova mikun tim Marco(Di Vaio) për ta parë atë duke luajtur ndeshjen e tij të parë me Montreal, takova njerëz të shkëlqyer në këtë klub. Vërtet më pëlqeu ajo çfarë pashë dhe isha i bindur se Montreal ishte vendi ku unë doja të jem”, ka thënë Nesta gjatë konferencës për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje