Ylli i ri i Brazilit, Neimar, ka deklaruar se tashmë po përpiqet të përshtatet me mbulimin e rreptë që i bëhet nga kundërshtarët në fushën e lojës.
Futbollisti 20 vjeçar cilësohet si një nga talentet më premtues të futbollit botëror dhe për këtë arsye po tërheq vëmendjen në fushë dhe jashtë saj.
Ai është bërë objekt i ndërhyrjeve shumë të rënda nga kundërshtarët të cilët zgjedhin mënyrën “më të thjeshtë” për të ndalur driblimet dhe fintet e tij të njëpasnjëshme.
“Të gjithë kalojmë momente të vështira në jetë dhe e njëjta gjë ndodh edhe në futboll. Ky është një cikël dhe topi është i rrumbullakët. Një ditë gjithçka shkon mirë, një ditë gjithçka mund të shkojë keq. Vështirësia është natyrale por më ndihmon të rritem më shumë”.
“Po bëhet shumë më e vështirë të luaj, pasi tani të gjithë e dinë potencialin tim. Më duhet të gjej një mënyrë të re për t’iu shmangur mbrojtësve, pasi çdo gjë është bërë më e vështirë”.
“Në ndeshje, të gjithë mundohen të përsëritin atë që dinë të bëjnë më mirë, ndërsa mua tashmë më duhet të shpik diçka të papritur”, tha futbollisti i cili ka regjistruar që tani 18 ndeshje me fanellën e kombëtares braziliane./lajmeshqip
UNE E PELQEJ KETE DJALOSH. KY NE SE LUAN BASHKE ME MESSIN DO TE BEHET PO AQ I MADH ,SEPSE MESSI ESHTE NJE DJALE PO AQ I SHKELQYER ,DHE NEYMARI PERKUNDER PELES E KA PRANUAR SE MESSI ESHTE ME I MIRI NE BOTE . NEYMARI BEN DISA VEPRIME TEKNIKE DHE INTELIGJENTE NGA ATO QE BENIN DIKUR YJET POR JO NE MOSHEN E TIJ POR KUR “PIQESHIN” ,ATY TEK TE 30-tat.
Neimar duhet te provohet ne nje ekip te madh Europian si Barca, Reali, Juve, Milan…dhe pastaj te flitet ne eshte lojtar i madh ose jo.