Një lojtar i madh jo detyrimisht mund të jetë një trajner i madh. I tillë është rasti i Diego Armando Maradonës, që pasi u largua me zhurmë nga stoli i Argjentinës në 2010-tën, pas dështimit në Botëror, lë tashmë dhe stolin e klubit nga Dubai, Al Wasl, drejtimin e të cilit e kishte marrë vetëm një vit më parë.
Legjenda e futbollit botëror u shkarkua nga detyra bashkë me stafin e tij nga bordi i ri drejtues i klubit, që duket se nuk kanë mbetur të kënaqur nga puna e Maradonës. Lajmi u konfirmua dhe nga zëdhënësi i klubit emirat, i cili sqaroi gjithashtu se pavarsisht se kontrata me teknikun përfundon në vitin 2013, ajo ka klauzola të favorshme për të dyja palët, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë e thjeshtë për Maradonën që të përfitojë financiarisht nga prishja e saj.
Maradona mori drejtimin e klubit nga Dubai vitin e shkuar dhe në kampionatin që sapo u mbyll skuadra e tij përfundoi në vendin e tetë, ndërsa u eliminua mjaft shpejt dhe në Etisalat Cup dhe Kupën e Presidentit. Gjithsesi, Al Wasl nën drejtimin e Maradonës ishte pranë fimit të Champions Ligës së Gjirit Persik, ku u mund në finale.
Për Maradonën qëndrimi në Dubai nuk ishte i lehtë, sepse përvec konflikteve të vazhdueshme me drejtuesit, ai u konfliktua në disa raste dhe me tifozët, sic ndodhi më 29 mars si pasojë e ofendimeve që disa tifozë lëshuan ndaj të dashurës së tij, Veronika.
VETM NJERI ISHTE I AFTE PER LOJTAR DHE TRAJNER : BECKENBAUER . UNE NUK JAM TIFOZ ME GJERMANET ,BILE I URREJ ,POR PER BECKENBAUERIN KAM RESPEKT TE MADH. AI DHE SOT PO T’A MAR PER DORE GJERMANINE E NXJERR KAMPIONE . JO ME KOT QUHET KAISER.