Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka një javë që ka nisur aventurën te klubi i ri, Bajern Mynih. Dhe, qysh tani, ai ka nisur ta ndiejë veten si futbollist i vlefshëm te klubi më i madh në Gjermani. Madje, vetes i ka dhënë edhe një premtim – të bëhet idhull i tifozëve bavarezë. Shaqiri, 20-vjeçar, të dielën në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ka thënë se mezi pret të nisë edicioni i ri në Bundesligën gjermane, për të dëshmuar vlerat e tij, ato të një futbollisti kampion.
“Pritja ka qenë e shkëlqyer. Kjo javë më ka shkuar shumë mirë. Kam shumë për të dhënë derisa të nisë edicioni i ri dhe besoj se do t’i bëj të gjithë për vete. Natyra ime është të luftoj dhe të mos dorëzohem deri në fund. Dua të dëshmohem qysh në ndeshjen e parë si lojtar kampion. Bajerni më ka blerë për të luajtur dhe unë do të jap maksimumin që t’ia shpaguaj besimin”, ka thënë Shaqiri.
Shaqiri njihet si futbollist kampion, pasi në tre vjetët e fundit sa ishte pjesë e Baselit, fitoi tre tituj të kampionit rresht dhe dy herë Kupën e Zvicrës. U shpall dy herë rresht edhe futbollisti më i mirë zviceran
Pa dyshim Shaqiri do behet idhull i Bavarezeve.
Jo me kot ne Zvicer e krahasojn me Mesin.
Dy here ne Zvicer herene e trete ne Europe pse jo ne bote
Pra suksese Shaq Attack
Lart shume e ke ngritur steken o Shaqo.
Duro pak more djale te kalojne 6 muaj njehere, pastaj te te veme ndonje note.
Ec Shaqiri , na ndero aty . I ke te gjitha mundesite te shkelqesh ne Bajern
Te uroj Suksese ! We love you !
SHAL-QIRI ???.KUR TA HAPEN DO TE DALE KUNGULL. . HIDHE VALLEN RENDE -O
TOPE – MADHI ,MOTRES-O
NESER MBREMA DO TE SHOH
E PASHE SHAL=QIRIN BAYERN VS BAZEL 7-0 .DONI ME . VETEM 1 FUTBOLLIST KA NXJERRE KOSOVA , FADIL VOKRRIN ,LOJTAR I RENDE QE NE KOHEN E VET CMENDI JUGOSLLAVINE . KY ? BIZHDOLLANI ( BRUMBULLI) QE BEN FEKALET TOPA -TOPA DHE I SHTYN ME KEMBE MBRAPA. MUA “FATKEQESISHT ” ME DALIN PARASHIKIMET 100% .KY PER MUA ESHTE AS ME SHUME DHE AS ME PAK POR NJE ……PORDHALEC .