Trajneri i ri i Francës, Didier Deshamp, ka bërë të qartë se do të tregohet i rreptë gjatë qëndrimit të tij në stolin e “gjelave”. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Federatën Franceze të Futbollit për dy sezone, me opsion rinovimin për dy të tjera, ai bëri të qartë se lojtarëve nuk do t’u falej asnjë gabim publik, si ato të Samir Nasri që fyeu gazetarët.
“Nëse lojtari kryen shkelje disiplinore, do të jetë detyra ime të vendos nëse zgjidhet apo jo. Nuk është qëllimi im të bëj kërcënime, por unë kërkoj disa gjëra dhe sjellje të veçanta. Me mua, lojtarët nuk kanë më të drejtën të bëjnë gabime të mëdha”, tha Deshamp në konferencën e tij të parë për shtyp.
“Përveç talentit dhe atësive, unë do të detajoj një imazh të qartë të punës të bazuar në dy aspekte shumë të rëndësishme. Interesi i skuadrës dhe morali i grupit do të jenë thelbësorë. Të gjithë lojtarët duhet të ndërgjegjësohen rreth këtyre kërkesave që kam”.
Më pas, ish-trajneri i Marsejës u përqendrua të kualifikueset e Botërorit 2012, duke bërë të qartë se do të jepte menjëherë dorëheqjen pa kushte nëse Franca nuk kualifikohej.
“Puna ime është e komplikuar pasi kemi rënë në një grup me Spanjën. Ata do të jenë favoritë pasi janë kampionët në fuqi. Pritet që ne të shkojmë në play-off, por ne do të bëmë maksimumin që të kualifikohemi drejtpërdrejt. Nëse nuk çoj Francën në Botëror, do të jap dorëheqjen”, tha trajneri i cili në grupin kualifikues, përveç Spanjës, do të ketë përballë edhe skuadra si Bjellorusia, Gjeorgjia e Finlanda./lajmeshqip
Bla bla bla, dhonderr i ri keput koken e moces!