Mesfushori kosovar që aktivizohet me kombëtaren suedeze, Emir Bajrami, në sezonin e ardhshëm do të luajë për skuadrën e Monako në kampionatin francez të futbollit. Lojtari 24 vjeçar, është transferuar nga Tuente, e cila e ka huazuar për një sezon me të drejtën e blerjes përfundimtare.
Drejtuesit e Monako janë të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë për futbollistin, i cili fatkeqësisht luajti një rol dytësor me kombëtaren e tij në Euro 2012, duke qëndruar në pankinë dhe duke u aktivizuar vetëm në ndeshjen kundër Francës.
“Kërkonim një lojtar që të sulmonte hapësirat dhe Emir përshtatet plotësisht me këtë profil. Ai është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në Evropën e Veriut dhe shpresojmë që të ketë rritje të mëtejshme të lojës së tij në këtë sezon me Monako. Ai do i japë një perspektivë tjetër vijës tonë të sulmit”, ishin fjalët e menaxherit të skuadrës franceze, Tor-Kristian Karlsen, i cili ishte personi që ka ndjekur prej 3 vitesh mesfushorin kosovar.
Bajrami shihet si një nga talentet më premtues të kombëtares suedeze të futbollit, me të cilën është aktivizuar në 17 ndeshje duke shënuar 2 gola. Ai luan si mesfushor i avancuar ose në krahun e majtë, pozicion në të cilin është preferuar zakonisht me kombëtaren suedeze të futbollit./lajmeshqip
Po ky kenka ma i mire se Gjardan Shaqiri bre!!!!!!!!!