Gllasgou Rejnxhërs , një nga klubet legjendare skoceze që ka bërë emër në futbollin evropian, vitin e ardhshëm do të luajë mes amatorëve në kategorinë e katërt skoceze, pas vendimit të marrë në votimin e klubeve të Ligës Skoceze të Futbollit.
Të 30 klubet e Ligës votuan nëse skuadra e ringjallur nga biznesmeni Çarls Grin pas falimentimit duhej të kthehej në kampionat dhe në cilën kategori duhej vendosur.
Federata Skoceze e Futbollit si dhe Premier Liga e Futbollit shpresonin që Rejnxhërs të vendoseshin në kategorinë e dytë, duke patur parasysh popullaritetin e klubit dhe dëmin e rëndë akonomik që sillte largësia e tij nga elita e futbollit skocez.
Por 29 nga 30 klubet skoceze e pranuan përsëri Rejnxhërs si një anëtar të Ligës së Futbollit Skocez, ndërsa 25 prej tyre votuan që kjo skuadër e rindërtuar ta rifillonte rrugën e saj nga baza e futbollit skocez.
Klubi skocez ka falimentuar pasi i detyrohet rreth 134 milion paund të papaguara Zyrës së Taksave, duke e bërë likuidimin e aseteve të tij të detyrueshëm. Meqë klubi quhej i likuiduar, Reinxhërs u detyrua të ribëhej nga e para nga kompania që e bleu dhe si rrjedhojë, të rifillojë edhe rrugën drejt trofeve në Skoci nga e para, pikërisht kategoria më e ulët e futbollit në këtë vend./lajmeshqip
2 rruge paska ne kete bote:
Ose te paguash taksat dhe te jesh i qendrueshem ekonomikisht, por nuk ke per te fituar gje
ose
Mos paguash taksat e te rrosh me gavete si spanjollet por ama te fitosh kampionatin boteror dhe europian.
Une do te zgjidhja te paren megjithese ne shqiptaret nuk kemi zgjedhur as njeren as tjetren por kemi opsionin tone origjinal: takse e sheshte, feste tek piedonalja dhe gezojme kur fitojne te tjeret.
Me e bukura eshte se edhe zihemi per te tjeret!!!
Mos ka qene gje Xhani president i Glasgow kete sezon???!!!